Connect with us

Kosovë

Avokati i Hashim Thaçit tregon pse po vonon nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Vonesat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese, por edhe redaktimet e shumta në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve janë duke i penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë Gregroy Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi, si ish-udhëheqës i UÇK-së, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa datë për nisjen e gjykimit të tyre nuk ka.

Kehoe thotë se procesi i nxjerrjes së materialeve shfajësuese, për të cilin mbrojtja disa herë ka kërkuar që të përshpejtohet, është përmirësuar.

Nxjerrja e këtyre materialeve parashihet në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara.

Këto materiale që Prokuroria ia jep mbrojtjes gjatë procesit të nxjerrjes së provave, sugjerojnë pafajësinë apo lehtësojnë fajësinë e të akuzuarve. Këto lloje provash, po ashtu, ndikojnë në besueshmërinë e dëshmive që posedon ZPS-ja.

Kehoe thotë se vonesat e nxjerrjes së materialeve shfajësuese kanë ndikuar në vendimet e gjykatës për moslirimin e të akuzuarve nga paraburgimi.

Sipas tij, mbrojtja, përmes procesit të nxjerrjes së materialeve të ZPS-së, së fundmi, ka pranuar dëshmi shfajësuese, që do të kishin mundur të ndikonin në vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake për lirimin nga paraburgimi të të akuzuarve gjatë procedurës para-gjyqësore.

“Pyetja që kam ngritur para gjykatësit në konferencat statusore, ka qenë: A do të kishe dashur t’i shihje këto dëshmi të dëshmitarëve apo të kishe dijeni për këto informacione, kur merrje vendim për moslirimin nga paraburgimi? Patjetër që po, ky do të ishte reagimi i pritshëm. Pra, a jemi dëmtuar nga kjo? Patjetër që po”, thotë Kehoe.

Kehoe thotë se, në bazë të procedurave të Dhomave të Specializuara – që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale – materialet shfajësuese duhet të nxirren menjëherë nga ZPS-ja dhe t’i ofrohen mbrojtjes, por kështu nuk mendon Nevenka Tromp.

Tromp, e cila për më shumë se një dekadë ka qenë hulumtuese në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së duhet ta përqendrojë të gjithë energjinë që gjykimi të nisë sa më shpejt, pasi, sipas saj, materialet shfajësuese mund të nxirren nga Prokuroria edhe gjatë gjykimit.

“Nuk mendoj se është realiste dhe e imagjinueshme që në një mega-projekt, Prokuroria mund t’i dorëzojë të gjitha materialet shfajësuese, posaçërisht para se të nisë gjykimi. Mbrojtja duhet të marrë parasysh se një sasi e madhe [e materialeve] që Prokuroria ka mbledhur, do t’i jepet gjatë gjykimit”, thotë Tromp./rel

Kosovë

SBASHK-u fton anëtarësinë të mos nënshkruajnë kontratën e ndryshuar të punës

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) ka ftuar anëtarësinë që të mos nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës.

Sipas SBAShK-ut, ky version ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

“Kohëve të fundit po qarkullon një version i ri i Kontratës së punës për sektorin e arsimit. Ky version është kopje e keqe e një versioni të Kontratës së punës, është shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq se sa Kontrata ekzistuese e punës, që e kanë punëtorët arsimor. Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky version i shpërndarë ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

SBASHK-u i drejtohet anëtarësisë, që kanë Kontrata pune në kohë të pacaktuar, me apelin që të mos e nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës, ngase ata kanë Kontrata të punës në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet gjë një Kontratë e re, e cila në vend që të shtojë ndonjë të drejtë, krijon mëdyshje , mjegull dhe ka tendencë të mohimit të të drejtave legjitime e të fituara me kohë. SBASHK-u i drejtohet publikisht punëdhënësve që ta tërheqin nga qarkullimi këtë version të ri dhe të takohen me SBASHK-un dhe nëse është nevoja, të përgatitim versionin e ri të Kontratës së punës, nëse do të shtojmë edhe ndonjë të drejtë të punëtorëve arsimor e nëse jo, atëherë ata kanë Kontratë pune në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet diçka më e keqe nga kjo që e kanë”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Policia konfiskon armë e municione në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në operacionin e sotëm që u zhvillua në Zveçan, te ura e hekurt, në pjesën e Rudarës, policia ka gjetur depon me armë e municione, bomba, radiolidhje dhe uniforma të Policisë së Kosovës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u bë e ditur se informacionet për këto armë u siguruan nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Hoxhës, në këtë operacion janë sekuestruar 1,555 fishekë, 10 armë të gjata, 62 “shok-bomba”, radio-lidhje, një jelek anti-plumb, një palë dylbi, 8 karikatorë të mbushur, 10 uniforma të Policisë së Kosovës e pajisje të tjera.

Kreu i Policisë tha se tashmë është ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në këtë rast, pasi armët e konfiskuara janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending