Connect with us

Ferizaj

Për tre muaj Ferizajt i shtohen 236 kompani të reja

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se në Kosovë, për tre muaj u regjistruan 2835 ndërmarrje të reja, transmeton TV TEMA.

Nga këto kompani, 236 janë nga Ferizaj apo 8.3% e gjithë Kosovës.

Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve të reja në Kosovë janë të kategorisë 1 deri në 4 punëtorë.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave, me 692 ndërmarrje të regjistruara (24.4%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 332 ndërmarrje të regjistruara (11.7%); Ndërtimtari me 299 ndërmarrje të regjistruara (10.5%); Prodhim me 286 ndërmarrje të regjistruara (10.1%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 266 ndërmarrje të regjistruara (9.4%), etj.”, thuhet ndër të tjera në raport.

Komuna e Prishtinës është e para sa i përket numrit të ndërmarrjeve të reja në tremujorin e dytë të vitit me 809.

Raporti i plotë i ASK:

Në TM2 2022 gjithsej janë regjistruar 2 835 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2022) ka rritje për 0.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2021) ka një rritje për 0.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave, me 692 ndërmarrje të regjistruara (24.4%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 332 ndërmarrje të regjistruara (11.7%); Ndërtimtari me 299 ndërmarrje të regjistruara (10.5%); Prodhim me 286 ndërmarrje të regjistruara (10.1%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 266 ndërmarrje të regjistruara (9.4%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 735 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.5%); me 5 deri 9 të punësuar janë 63 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 30 ndërmarrje të regjistruara (1.1%); me 20 deri 249 të punësuar janë 3 ndërmarrje të regjistruara (0.1%); dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar janë 4 ndërmarrje të regjistruara (0.1%).

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 809 ndërmarrje të regjistruara (28.5%); Ferizaj me 236 ndërmarrje të regjistruara (8.3%); Prizreni me 220 ndërmarrje të regjistruara (7.8%); Gjilani me 159 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja me 156 ndërmarrje të regjistruara (5.5%); dhe Mitrovica me 129 ndërmarrje të regjistruara (4.6%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/repertori-statistikor-mbi-ndermarrjet-ekonomike-ne-kosove-tm2-2022

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending