Connect with us

Botë

Meta paralajmëron bashkëpunim me Berishën – I bashkon “lufta” ndaj Edi Ramës

Published

on

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se partia e tij do të bashkëpunojë me të vetmen Parti Demokratike (PD) që njeh, atë që drejtohet nga Sali Berisha.

Meta përmes një konference për media ka thënë se 7 korriku ishte një tregues i qartë se PD dhe opozita janë “zgjuar nga gjumi”.

Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Dhe është një parti me shumë kontribute për historinë e Shqipërisë dhe me përgjegjësit e saj. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD, që është një vetëm një, siç është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes së PD-së dhe e opozitës, për hatër të PD ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ishte një tregues  i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira që është themeluar PD. Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për referoma territoriale. Do të bashkëpunojmë me secilën parti, s’kemi paragjykime”, tha Meta.

Sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies.

“Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies”, tha Meta.

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending