Connect with us

Ferizaj

Varroset gazetari Ibrahim Rexhepi

Published

on

Në varrezat e fshatit Slivovë të Ferizajt, familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit gazetarit dhe ekonomistit Ibrahim Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje në moshën 64 vjeçare. Bashkëpunëtorët e Rexhepit,  thanë se ai do të kujtohet gjithmonë si profesionist i vërtetë i gazetarisë dhe ekspert i fushës së ekonomisë.

Ibra ka qenë këshilltari i parë tek unë, bashkëpunëtori më i ngushtë në kabinet dhe me të kemi pas shumë punë në baza ditore dhe ajo që ka me më mungu më së shumti është memoria afatgjate institucionale që ka ka pasur për të gjitha institucionet e Kosovës, kemi pas raste kur e kemi vizitu Trepçën dhe Ibra ka qenë në gjendje me u kthy 40 vjet prapa me i tregu sfidat e problemet që ka pasur Trepça dhe me të vërtet ka qenë shok për ne, por kështu e paska jeta, na ka lënë shumë keq”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

“Ishte gazetar shumë profesionist e me parime dhe shumë i rregullt me punën që ka bërë, ekspert i çështjeve të ekonomisë e profesionist që i ka ndërtu temat dhe ka gjetur zgjidhje, ka qenë dashamirë, mirëkuptues për të gjithë,  po ashtu edhe korporues sa kemi punuar bashkë në “Rilindje”, është humbje e madhe për Kosovën që humbëm Rexhepin”, tha Ramush Tahiri.

“Është pak të thuhet për një gazetar e koleg siç ishte Ibrahim Rexhepi, unë nuk kam pasur rastin të punoj me të, por të takohem me të  po shumë shpesh dhe madhështia e tij ishte e dëshmuar, ai dinte të respektonte të gjithë dhe realisht e humbëm një njeri i cili nuk gjendet në komunitetin tonë”, tha Gentiana Begolli, Kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Për ndarjen nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi, në Prishtinë sot janë mbajtur dy akademi përkujtimore, njëra nga Aleanca Kosovare e Re dhe tjetra nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending