Connect with us

Kosovë

Vuçiqi thotë se nuk shpreson për ndonjë rezultat nga takimi me Kryeministrin Kurti

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është skeptik sa i përket arritjes së ndonjë rezultati në rundin e ri të dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Po shkoj në Bruksel për të biseduar, nuk shpresoj për ndonjë rezultat, por po shkoj për bisedime”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd më 11gusht.

Rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të mbahet më 18 gusht në Bruksel. Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të takohen me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiq deklaroi për mediat se beson se pala e Kosovës tashmë e ka konfirmuar se është duke e imponuar vullnetin e vet.

Atyre nuk u intereson se çfarë do të thotë Beogradi, kështu që unë as nuk e di se për çfarë është dialogu. Ata që deklaruan se duhet të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, më lejoni që t’i pyes ata se a po bëjnë shaka? Çfarë kemi negociuar”, tha Vuçiq.

Çështja e Asociacionit që një kohë të gjatë është shndërruar në pengesë në dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Për krijimin e Asociacionit, palët nënshkruan një marrëveshje më 2013. Më 2015, në kuadër të dialogut në Bruksel, palët po ashtu arritën marrëveshjen mbi parimet për themelimin e Asociacionit, por po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte plotësisht në harmoni me Kushtetutën.

Sipas vendimit të Kushtetueses konstatohet se Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komunat ku një bashkësi etnike është shumicë.

Vuçiq po ashtu tha se beson se Kosova do të jetë në agjendën e Kuvendit të Serbisë gjatë muajit shtator.

Besoj se në shtator Kuvendi do të analizojë situatën me Kosovën dhe Metohinë. Ky është obligimi ynë. Qytetarët duhet të dëgjojnë se cili është obligimi ynë dhe shpresoj që arsyeja të mbizotërojë”, shtoi ai.

Vuçiq po ashtu tha se ka informacione për plane lidhur me veriun e Kosovës.

“Ata po përgatisin likuidimin e popullit tonë në veri”, tha Vuçiq, duke paralajmëruar kundër një gjëje të tillë.

Kërkesa ime për shtetet e QUINT-it është që të mos e bëjnë këtë, Kurti të mos i gënjejë ata. Nuk ka pasur të shtëna në veri, nuk do të lejojmë askënd që të hapë zjarr ndaj ushtarëve dhe policëve tanë në Serbinë qendrore, madje as ndaj NATO-s. Unë u kërkoj që të mos synojnë të bëjnë diçka të tillë”, tha Vuçiq duke mos specifikuar se çfarë planeve po i referohej.

Presidenti serb po ashtu i quajti të rreme akuzat për interesimin dhe përfshirjen e Rusisë në situatën në Kosovë.

Ata përmendin Rusinë, madje [zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria] Zakharova tha se ne nuk kemi kërkuar ndihmë. Çfarë tjetër po shpikin? Ne kemi shtetin dhe Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare në anën tonë”, tha ai.

Vuçiq tha për gazetarët se ai shpreson se do të ketë një zgjidhje paqësore me Kosovën. Lideri serb shtoi se shpreson që vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca), siç u shpreh, të detyrojnë autoritetet në Kosovë për këtë (zgjidhjen paqësore).

Takimi Kurti-Vuçiq i 18 gushtit do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas më shumë se një viti. Për herë të fundit në Bruksel ata u takuan në korrik të vitit 2021. /REL

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Shtatë të arrestuarit mbrëmë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe disa vepra tjera penale

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se kanë arrestuar shtatë persona gjatë aksionit policor të zhvilluar në Prishtinë, nën dyshimet për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit  janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.

Gjatë këtij aksioni, Prokuroria tha se u sekuestruan rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektrike.

Të arrestuarit, pas intervistimit janë dërguar në ndalim policor prej 48-orësh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se personat e arrestuar janë zyrtarë të lartë publikë, përfshirë një ish-ministër dhe se  aksioni kishte të bënte me procesin e shpronësimit të pronave private.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M.; zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D.; ekspertin e gjykatës Sh.T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK-së G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Sveçlës, personat e arrestuar “kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”, ka shkruar Sveçla.

#

Continue Reading

Kosovë

Ligji amerikan i mbrojtjes për vitin 2026 përfshinë edhe Kosovën

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare 2026, me të cilin ndahen mbi 901 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake përfshirë këtu 800 milionë dollarë për Ukrainën dhe 175 milionë dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që ditë më parë u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan, përfshihet edhe Kosova.

Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

Në ligj potencohet vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve.

Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Në ligj i kërkohet sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që të nxisë iniciativa për zhvillim demokratik dhe ekonomik, përfshirë zgjatjen e ndihmës teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, të forcojë strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, organet e pavarura të mbikëqyrjes së zgjedhjeve dhe prokurimet publike si dhe të promovojë rolin e mediave të pavarura në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Kosova përfshihet edhe në masat për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor  derisa do të përfitojë edhe nga mbështetja amerikane për sigurinë kibernetike.

Continue Reading

Kosovë

Ramadan Morina akuzohet për krime lufte në Malishevë

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ramadan Morina, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale  “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, Morina  akuzohet se më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve.

Ai akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullësisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Ramadan Morina është në paraburgim që nga arrestimi i tij më  12 gusht në Prishtinë, një ditë pasi kishte hyrë në Kosovë nga Serbia, ku ai jeton që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Trending