Connect with us

Kosovë

ATK: Këtë vit kemi 80 milionë euro të hyra më shumë se një vit më parë

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se për shtatë muajt e parë të këtij viti janë realizuar 31 milionë euro më shumë të hyra.

Sipas ATK-së, krahasuar një vit më parë ka pasur tejkalim të të hyrave prej 80.3 milionë euro.

Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro ose 31.1 milionë euro apo 7.7 për qind më shumë se plani. Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind”, thekson ATK-ja, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj gjatë prezantimit të të hyrave për gjashtë muaj pati thënë se ndërtimtaria, gastronomia dhe hoteleria janë borxhlinjtë më problematikë.

Sektorët që përbejnë rreziqe më të mëdha në mos përmbushjen e detyrimeve tatimore janë ai i ndërtimtarisë, hotelerisë, gastronomisë, punësimi jo formal, tregtia me shumicë apo mungesa e mallrave në stoqe”, pati thënë Murtezaj.

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerje e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës fillestare të Prokurorisë, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur si dhe me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Më 24 shtator 2023 ky grup terrorist bllokoi rrugën në Banjskë me dy kamionë, ku  pastaj me granata dhe me armë sulmuan dy zyrtarë policor. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku kurse u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Continue Reading

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohet nga puna profesori universitar Xhevat Krasniqi

Published

on

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi.

Këtë e kanë bërë të ditur nga UP përmes një komunikate për media.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xhevat Krasniqi, me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.”

“Bazuar në informatat e ofruara nga Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës, në lidhje me denoncimin e paraqitur ndaj Prof. Xhevat Krasniqi, UP njofton se Këshilli i Etikës ka marrë vendim mbi këtë rast.

Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër Prof. Xhevat Krasniqi ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to si dhe i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të Prof. Xhevat Krasniqin, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.

Continue Reading

Trending