Connect with us

Ferizaj

Dogana e Kosovës rrit konfiskimet dhe sekuestrimet me 150%

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit konfiskimet dhe sekuestrimet janë rritur për dy herë e gjysmë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në një konferencë për media pas një vizitë në Doganën e Kosovës, Kurti ka thënë se vlera e konfiskimeve dhe sekuestrimeve për këtë vit ka shkuar në 5 milionë, nga 2 milionë sa ishte një vit më parë.

Derisa vitin e kaluar kemi pasur konfiskime dhe sekuestrime në përmasën prej 2 milionë euro, sivjet kemi 5 milionë euro. Dy herë e gjysmë është rritur konfiskimi e sekuestrimi për periudhën e njëjtë në këtë vit në krahasim me periudhën e kaluar”, ka thënë Kurti.

Sipas tij Policia e Kosovës dhe Doganat janë thelbi i sigurisë publike të shtetit.

Ai po ashtu ka përmendur se janë rritur edhe të hyrat në Dogana këtë vit për 14% në krahasim me vitin e kaluar.

Një studim i Bankës Botërore ka treguar që edhe koha e zhdoganimit ka përmirësim te madh në vlerën 36% për import dhe për eksport dhe kjo është tejet e rëndësishme për investitorët e huaj”, është shprehur Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kapjet e produkteve të kontrabanduara janë bërë të përditshme dhe kjo sipas tij është bërë mesazh për kontrabanduesit se sa pësojnë nga veprimet e tyre.

Siç e keni parë tashmë zëniet e produkteve të kontrabanduara, kapjet, konfiskimet janë bërë çështje pothuajse e përditshme ndërsa në të kaluarën rrallëherë është dëgjuar për to. Kjo është mesazh për ata që provojnë të bëjnë kontrabandë, se tash nuk është e mundur, se ju kushton shumë më shtrenjtë sesa të kalojnë nëpër kanalet zyrtare. Kjo vërehet dhe ka rezultate konkrete”.

Murati tha se shumë shpejt do të kthehen në funksion terminalet doganorë siç kanë qenë dikur, që “do të funksionojnë në shërbim të bizneseve dhe do ulin kostot për qytetarët”./Koha

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending