Connect with us

Kosovë

LDK e quan Qeverinë joefikase: Katër Ministri nuk kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale

Published

on

Xhafer Tahiri, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se realizimi i buxhetit në pjesën e parë të vitit është vetëm 9% dhe më i ulëti në 10 vjetët e fundit.

Në një konferencë për media ai ka thënë se paaftësia e Qeverisë po shihet në raportin 6-mujor të shpenzimeve kapitale.

Ky mosefikasitet i Qeverisë në mosrealizim të projekteve kapitale po përkthehet me rënie ekonomike, zvogëlim të numrit të vendit të punës, rritje të varfërisë, dëmtim zinxhiror në të gjitha fushat e kapluara nga kriza. Është skandal i madh që katër ministri të Qeverisë e kanë zero përqind realizimin e buxhetit për investime kapitale në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022”, tha Tahiri.

Tahiri tha se ka zero përqind realizim të projekteve dhe se Ministria e Ekonomisë nuk e ka realizuar fare buxhetin.

Ministria e Ekonomisë ka realizuar buxhetin në masë prej 0%. Është paradoksale se si ME zgjedh të mos realizojë asnjë investim kapital të paraparë. Ekonomia nuk e duron populizmin sepse gjithçka që shumëzohet me zero, zero mbetet”.

Ministri të tjera sipas Tahirit me realizim 0% të buxhetit për investimeve kapitale janë edhe MINT dhe MAPL.

Kurse, Jehona Lushaku nga LDK ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka realizuar më pak se 10% të investimeve kapitale.

Nga 53 milionë euro të dedikuara për investime në Ministrinë e Mbrojtjes ajo ka realizuar vetëm 2 milionë nga to. MSH-ja ka arritur t’i realizojë vetëm 10% të investimeve kapitale (rreth 450.000 nga mbi 10 milionë)”, tha ajo.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani me dekret ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës, pasi në seancën e mbrëmshme, Kuvendi në mungesë të kuorumit, nuk arriti të zgjedhë kreun e ri të shtetit.

Në konferencën për media, të mbajtur mëngjesin e sotëm, Osmani tha se dështimi i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e detyron vendin të shkojë në zgjedhje të reja.

“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës” tha Osmani duke shtuar se “askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme” .

Presidentja Osmani tha se neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe mandati i saj përfundon më 4 prill andaj afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri ishte data 5 mars.

Sa i përket afatit 60 ditor të procedurës për zgjedhjen e presidentit, Osmani tha se ky afat mund të fillojë 60 ditë para afatit të fundit por duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Ajo potencoi faktin se deputetët kanë pasur në dispozicion 23 ditë për ta kryer këtë detyrë kushtetuese.

“ Fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë ditët, nuk e ndryshon Kushtetutën tonë dhe nuk e zhbën detyrën time që ta shpërndaj këtë Kuvend i cili dështoi”, ka thënë Osmani duke shtuar se sot, më  6 mars do të ftojë liderët e partive parlamentare për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja të cilat duhet të mbahen brenda afatit prej 45 ditëve.

Continue Reading

Kosovë

Glauk Konjufca kandidat i Vetëvendosjes për president

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për pozitën e presidentit të vendit.

Propozimi i Konjufcës u bë i ditur në rrjetin social Facebook, ku LVV ka shkruar se në këtë fazë zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe plotësisht të evitueshme.

“Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca.

Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, thuhet mes tjerash në postim.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri pritet të mbahet sonte nga ora 19:00

Continue Reading

Kosovë

Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Published

on

Kosova ka vendosur të mërkurën masa mbrojtëse për çmimin e derivateve, pas një rritjeje të menjëhershme të çmimeve të derivateve në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari, njoftoi në Facebook se e nënshkroi vendimin, sipas të cilit, caktohen fitimet maksimale të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Çmimet e derivateve të Kosovë, vetëm brenda 24 orësh, janë rritur për se paku 14 centë.

Kusari tha se vendimi i saj ishte “i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.

Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është vërtetuar se rritjet e çmimeve nga importi janë pasqyruar menjëherë në çmimet e shitjes.

Përmes kësaj mase, synohet që të ruhet stabilitetin në treg, të parandalohen abuzimet me çmime dhe të sigurohet mbrojtje efektive për konsumatorët.

Rritjet e çmimeve të derivateve ndodhën pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak në Iran, dhe Teherani u përgjigj me sulme në Izrael dhe vende të tjera aleate të SHBA-së në rajon.

Pas këtyre tensioneve, çmimi i naftës Brent, që është standard global, është rritur deri në 10 për qind më 1 mars dhe analistët presin rritje të mëtejshme.

Pasiguria për ndërprerje të furnizimeve u shtua veçanërisht pas pezullimit të një pjese të dërgesave përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon mbi një e pesta e furnizimeve ditore globale me naftë, shërben si arterie eksporti për vende si Irani, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku.

Çdo rrezik për bllokim apo kufizim të qarkullimit përkthehet menjëherë në rritje të kostove të sigurimit dhe transportit dhe, për rrjedhojë, në çmime më të larta në tregjet botërore.

Kosova varet nga importi i derivateve të naftës pasi nuk ka rafineri të saj.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending