Connect with us

Arbëri

Begaj thotë se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, Osmani propozon traktat për mbrojte të ndërsjellë

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot me një ceremoni presidenciale, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili për herë të parë si president jashtë vendit sot ka vizituar Kosovën.

Osmani pas takimit me homologun e tij të Shqipërisë, në një konferencë për media ka propozuar që të mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve.

Presidentja po ashtu tha se ky është një propozim i kamotshëm i saj.

Osmani u shpreh se është koha që të bëjnë hapa të duhur në këtë drejtim që të mbrohet siguria e dy shteteve.

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjelle me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Presidenti Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se Aleanca mbetet një garancë e paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Begaj.

Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtar dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, ishte vendim i duhur”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejt që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e rajonit”, përfundon Begaj.

Arbëri

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nga mesnata, në Maqedoni të Veriut, filloi heshtja zgjedhore në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale qytetarët do të mund të zgjedhin mes kandidatit për president nga koalicioni për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski dhe Gordana Siljanovska- Davkova, kandidate e partisë opozitare VMRO DPMNE.

Për këto zgjedhje parlamentare u dorëzuan 17 lista kandidatësh, 16 nga partitë dhe koalicionet politike dhe një nga një grup zgjedhësish. Në zgjedhje marrin pjesë 61 parti. Prej tyre, 11 në mënyrë të pavarur dhe 50 në pesë koalicione.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale.

Continue Reading

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Arbëri

Aksidenti në Shqipëri: Shoferi nga Shkodra kurse 7 viktimat tjera janë emigrantë

Published

on

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Permet, në orët e para të së martës, rreth orës 4:00, ku një makinë e tipit “Mercedes Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë humbur jetën 8 persona, ku 7 prej tyre dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme kurse shoferi dyshohet të jetë nga Shkodra.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, shoferi i automjetit pasi ka hasur në një patrullë policie ka vozitur me një shpejtësi prej rreth 200 kilometrash në orë dhe duke tentuar t’i ikë policisë, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në bregun e lumit Vjosa nga një lartësi prej rreth 80 metrash.

Continue Reading

Trending