Connect with us

Ferizaj

Bënë për spital dy persona, arrestohen ferizajasit

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar dy persona për lëndim të rëndë trupor ndaj dy tjerëve.

Viktimat dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit dhe njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, përcjell TV TEMA.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Bibaj, Ferizaj 19.08.2022 – 00:30. Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga dy persona. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime të rënda. Policia ka arritur t’i arrestojë  dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se ata kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Ferizaj

Arrestohet edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi në prill të këtij viti në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 26 prill 2024në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 28-vjeçare me inicialet SH.K.  është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu policia bëri të ditur se hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e datës 26.04.2024.

Njoftimi i plotë:

Continue Reading

Ferizaj

Seanca e rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut shtyhet për 24 maj

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj seanca e caktuar për sot e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, më 22 gusht të vitit 2021, është shtyrë për 24 maj.

Më herët,  Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Në aktgjykimin që Gjykata Themelore e Ferizajt e mori më 4 gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa  Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas të njëjtit aktgjykim, Krivaqa dhe Sejdiu  ishin liruar nga akuza për dhunim.

Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqës, në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Trending