Connect with us

Ferizaj

Lojtarët e FC Ferizaj të përgatitur për Prishtinën, nesër ndeshja e parë si vendas pas rikthimit në Superligë

Published

on

Klubi i Futbollit Ferizaj sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së të dieles kundër klubit FC Prishtina në ora 17:00.

 Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina thotë se kjo ndeshje e ka peshën si çdo ndeshje tjetër.

“Kemi me lujtë me një klub mjaft të komponuar dhe me traditë por edhe ne nuk jemi mbrapa. Loja e parë kah aan e rezultatit ka qenë e mangët por kah angazhimi dhe loja ka qenë mirë. Besoj që djemt do na bëjnë krenar dhe me u gëzu sepse kanë stërvitë mirë dhe nesër është sportive me besu që kemi me u paraqitë mirë dhe me pas rezultat pozitiv“, deklaroi trajneri Morina.

Drejtori sportiv i Ferizajt, Agron Selmani thotë se ndeshja e parë vendas e klubit në Superligë kundër Prishtinës ka rëndësi të madhe.

“Klubi jonë i ka marrë të gjitha masat që organizimi të shkojë mirë dhe e presim të përgatitur ndeshjen. Presim një vijueshmëri të tifozëve dhe pak a shumë se do prezantohemi në format më ndryshe. Nesër është ditë feste në qytetin tonë dhe shpresojmë që tifozët të marrin pjesë. Kemi datë festive pa e paragjyku rezultatin“, thotë Selmani.

Kapiteni i FC Ferizajt, Florim Berisha thotë se gjatë javës punuan shumë dhe janë mobilizuar në maksimum.

“Prishtina është ekip me traditë dhe gjatë javës kemi marrë masa se si do të luajmë dhe jemi në maksimum të përgatitur për këtë ndeshje“, deklaroi kapiteni Berisha.

Edhe sulmuesi Astrit Fazliu në konferencë u shpreh se ndeshja me Prishtinën është e fortë por kanë punuar gjatë tërë javës për të.

“Shpresoj që nesër ta vëmë në pah punën tonë dhe të jemi në ditën tonë më të mirë dhe të arrijmë trepikëshin e parë sepse në çdo ndeshje hyjmë për fitore por pasi që e kemi lojën e parë si vendas në Superligë të gjithë do përkushtohemi maksimalisht për trepikëshin” u shpreh Fazliu.

Për këtë ndeshje tifo grupi i Ferizajt, Ultras Ujqit kanë lajmëruar se nuk do të marrin pjesë, siç thonë ata për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin.

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending