Connect with us

Kosovë

50 mijë euro fajde e kthimi 800 mijë euro, arrestohen dy fajdexhinjë

Published

on

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për fajde.

N.S dhe A.S dyshohet se viktimave u dhanë 50 mijë euro e u bënin presion të kthejnë 800 mijë euro si dhe automjetet Range Rover, Mercedes dhe Tiguan në vlerë 50 mijë euro, përcjell TV TEMA.

“Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Me datë 31. Gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit N.S dhe A.S, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Fajdeja nga neni 331 të KPRK-së, Detyrimi nga neni 328 të KPRK-së dhe Kanosja nga neni 181 te KPRK-së, të kryera në bashkëveprim në dëm të dëmtuarve A.M dhe E.M që të dy nga Gjilani.

Të pandehurit N.S dhe A.S, në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave dhe gjendjen e tyre materiale, duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare, ashtu që fillimisht u’a japin shumën prej pesëdhjetë mijë (50000) euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat të ua paguajnë interesin – kamatën prej 20% mujore, duke përvetësuar shumën e parave në vlerë rreth tetëqind mijë (800,000.00) euro si dhe automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, në vlerë rreth pesëdhjetë mijë (50000) euro.

Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending