Connect with us

Kosovë

Bërnabiq thotë se Serbia ruaji paqen pas “provokimeve” të 31 korrikut

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nga Mitrovica e Veriut, ku qëndroi për vizitë, dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.

Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti“, tha Bërnabiq.

Kryeministrja e Serbisë shtoi se vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për popullin serb në Kosovë, në mënyrë që përmirësimi i kushteve të jetesës të shihet në terren.

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tha se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë – nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

“Në këtë do të vazhdojmë të këmbëngulim çdo ditë”, tha Bërnabiq.

Ajo tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do të jenë të përkushtuara ndaj dialogut dhe “gjetjes së një kompromisi“, i cili, sipas saj, “do të jetë i nevojshëm për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës“.

Kjo është ajo që na duhet, jo për shkak të integrimit evropian, por për shkak të vetvetes, për shkak të asaj që duam me gjithë zemër, që është paqja dhe stabiliteti afatgjatë“, tha Bërnabiq.

Ajo vazhdoi vizitën në Manastirin Banjska në Zveçan, ku tha se “nuk ka bisedime të mëtejshme pa formimin e Asociacionit”, sepse, sipas saj, ai “është baza për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve“.

Përfaqësuesit e Listë Serbe duke pritur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Mitrovicë e Veriut, 5 shtator 2022.

Përfaqësuesit e Listë Serbe duke pritur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Mitrovicë e Veriut, 5 shtator 2022.

Bërnabiq arriti paraditen e së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe – subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës – si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: “Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”.

Kjo ishte vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë prej se u zgjodh kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Më 2 shtator, autoritetet e Kosovës lejuan vizitën e saj, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.

Në delegacionin e Bërnabiqit ishte edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për Teknologji informative dhe e-Qeverisje, Mihaillo Jovanoviq./REL

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Published

on

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e vendimeve që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike (V_2697_2025 dhe V_2698_2025), deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Avokati i Popullit thekson se Vendimi për rritjen e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale. Kjo situatë ngrit shqetësime serioze për përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve dhe qasjen e barabartë në shërbimet bazë.

Avokati i Popullit vë në pah mungesën e koordinimit institucional dhe nënvizon se këto vendime janë marrë në një moment boshllëku institucional – pa Kuvend të konstituuar dhe pa Qeveri të mandatuar, gjë që ka ndikuar në mungesën e debatit të nevojshëm publik dhe institucional për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët.

Avokati i Popullit rikujton se Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, mban përgjegjësi për garantimin e interesit publik, sigurimin e qasjes të barabartë dhe përfshirjen sociale në politikat energjetike. Vendimet që prekin në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të bazuara në analizë të thelluar sociale dhe të ndërmerren vetëm në kohë kur institucionet janë funksionale dhe të koordinuara për të mbrojtur interesin e përgjithshëm shoqëror.

Avokati i Popullit thekson nevojën që organet e pavarura si ZRrE, duhet të kenë përgjegjësi të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, sidomos kur vendimet prekin interesin publik në masë të madhe.

Continue Reading

Kosovë

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael pa viza

Published

on

Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.

Megjithatë, së paku 72 orë përpara udhëtimit, shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë. ​

Procesi i aplikimit për ETA-IL kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe për herë të tetë konstituimi i  Kuvendit

Published

on

Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i merr 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Në vazhdimin e sotëm të seancës, Haxhiu mori 54 vota për, kundër ishin 44 dhe 3 deputetë abstenuan.

Edhe para votimit të sotëm, nga PDK-ja thanë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun pasi kandidaturën e saj nuk e konsiderojnë bashkuese derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ai bashkë me dy deputetet e kësaj partie abstenuan në votim duke theksuar se partia e tij do të japë kontributin maksimal për të shmangur zgjedhjet, por nuk i përjashtoi ato si opsion të fundit në mungesë të një zgjidhjeje tjetër.

LDK-ja ka vazhduar me qëndrimin e saj se nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, tha deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Arben Gashi.

Në anë tjetër, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ka deputetë individualë të partive tjera që kanë shprehur dëshirë që të votojnë për Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që kjo, sipas tij,  nuk po iu lejohet nga partitë e tyre.

Vazhdimi i seancës mbahet të enjten me fillim në ora 10:00.

Continue Reading

Trending