Connect with us

Kosovë

LDK kritikon Qeverinë: Injoruat sektorin privat e të papunët

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti për pakon e re për përballimin e inflacionit, të cilën e prezantuan ditë më parë kryeministri Albin Kurti si dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Besian Mustafa nga LDK-ja, përmes një konference për media tha se kjo pako është joefektive dhe diskriminuese.

Para mediave, ai deklaroi se Qeveria ka injoruar plotësisht të punësuarit privat, ndërsa nuk ka ndarë asnjë cent për të papunët.

Qeveria këtë fundjavë paraqiti një pako të re në panik e sipër, pa ndonjë konsultim. Kjo pako është joefektive dhe diskriminuese. Shumica e masave janë të vonshme, nuk janë të planifikuara mirë dhe do të kenë pak ose fare efekt”, u shpreh Mustafa.

Qeveria ka vendosur t’i injorojë plotësisht të punësuarit në sektorin privat. Asnjë cent nuk u dhanë as të papunëve. Kjo pako nuk ofron mbështetje për të gjithë qytetarët, por shkakton pabarazi duke u ndarë njëjtë shtesa si atyre që kanë pagë 300 euro e si atyre që kanë 3 mijë”.

Për LDK-në tha se ky është veprim në panik i kësaj qeverie “për të blerë paqen sociale”. /Telegrafi

Kosovë

Intervistohen katër persona për rastin e trupit të groposur në Baicë të Lipjanit

Published

on

Katër persona janë intervistuar lidhur me rastin  e trupit të pajetë që u gjet i groposur në fshatin Baicë të LIpjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të hënën i varrosur në një arë.

“Fshati Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) është i freskët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare me Serbinë

Published

on

Në përditësimin e orës 15:23,  të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është reduktuar koha e pritjes për kalim në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, derisa në ato me vendet tjera fqinje, ka mbetur e njëjtë.

Pritja e veturave në hyrje, në pikën kufitare Muçibabë zgjat mesatarisht 25 minuta, tek Dheu i bardhë, në Jarinjë dhe në Bërnjak pritjet janë nga 10 minuta,  kurse në të gjitha pikat tjera kufitare pritja në të dyja drejtimet është prej 3 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Published

on

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është rritur koha e pritjes në dy pika kufitare drejt Serbisë.

Kështu,  në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 40 minuta, derisa për të dalë nga Kosova pritet rreth 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë apo Shqipërinë pritjet janë prej 3 deri në maksimum 10 minuta.

Continue Reading

Trending