Connect with us

Kosovë

Ushtarët kosovarë së bashku me ata amerikanë ushtrohen për mbrojtje ndaj sulmeve ajrore

Published

on

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë marrë pjesë në disa aktivitete të përbashkëta për mbrojtje kundër sulmeve ajrore.

Sulm ajror! Dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh, shumë shtytje diamanti dhe kursi i vetëbesimit Camp Dodge. Grada Kombëtare Amerikane dhe ushtarët e detyrës aktive (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë për provuar aftësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Ndërsa, Ambasada Amerikane në Prishtinë teksa ka shpërndarë këtë njoftim, ka thënë se “së bashku jemi më të fortë”.

Garda Kombëtare e Iowa-s dhe ushtarët nga i gjithë vendi u bashkuan me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës duke punuar shumë për të provuar aftësitë e tyre. Së bashku më të fortë”, kanë shkruar nga ambasada në Twitter.

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kosovë

Tërmeti  që goditi rrethinën e  Malishevës ishte me intensitet të ulët

Published

on

Tërmeti që goditi rrethinën e Malishevës mbrëmjen e sotme në ora 18:04 ishte me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, konfirmoi Qendra Sizmike Euro-Mediterane.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri të Suharekës përkatësisht 10 kilometra në lindje të Malishevës  dhe goditi në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë  edhe në Prizren dhe në pjesën më të madhe të rrafshit të Dukagjinit në drejtim të Prishtinës.

Deri tani, nuk u raportua për dëme eventuale materiale.

Continue Reading

Kosovë

Një serb i Kosovës arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues

Published

on

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, nën dyshimin për veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai u arrestua më 11 maj 2024 derisa prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Continue Reading

Trending