Connect with us

Ferizaj

KEDS planifikon punime – Disa pjesë të Ferizajt përballen me ndërprerje të rrymës të mërkurën dhe të enjten

Published

on

KEDS-i njofton se në Ferizaj më 14 dhe 15 shtator do të ketë ndërprerje pesë orëshe të rrymës.

Sipas njoftimit për shkak të mirëmbajtjes preventive, zëvendësimit të shtyllave e ndërrimit të përçuesve dhe izolatorëve ferizajasit do të mbesin pa rrymë nga ora 10:00 deri në ora 15:00 gjatë këtyre ditëve.

Të mërkurën rryma do të ndërprehet në: Doganaj, Zaskok, Pleshinë e Ulët dhe e Epërme, Dubravë dhe tek Fabrika e Ujit Pleshinë.

Kurse të enjten ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në: Bibaj (4 konsumatorë), Fshat i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistrale Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistale Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh.

Njoftimi i plotë i KEDS:

14.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Doganaj (kodi 40042004) prej orës 10:00  deri në ora 15:00

Vendet: Doganaj, Zaskok, Pleshina e Ulët dhe e Epërme, Dubravë, Fabrika e Ujit Pleshinë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve.

15.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10 [kV]  Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10[kV]  Komogllava  (kodi: 40000009 )  nga ora 10:00 deri në ora  15:00

Vendet: Fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj.Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të reja, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve.

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending