Connect with us

Kosovë

Miratohet nga Qeveria Projektligji për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka thënë me këtë rast se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.

“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Institutit./Koha

Kosovë

I mituri në Shtime raporton se u dhunua nga një burrë

Published

on

Një i mitur në Shtime ka raportuar se është dhunuar nga një person.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është raportuar të enjten (10.07.2025), kurse i dyshuari pas inicimit të rastit dhe  me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

 “Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.

Continue Reading

Kosovë

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

Published

on

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.

Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – për shkelje të Kushtetutës.

“Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje – fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit – kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Ata janë parë duke mbajtur në duart pankarta me mbishkrimet: “Demokracia nuk është veç procedurë”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “120 rroga, 0 përgjegjësi”, e tjera.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar.

Ajo e ka përmendur edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes

Published

on

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën për media pas takimit të sotëm të kryesisë së kësaj partie, në të cilën u konfirmuan edhe emrat e pothuajse të të gjithë kandidatëve për kryetar komunash përpos atyre për komunën e Klinës, Malishevës, Kaçanikut dhe Kamenicës, të cilët do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Shabani, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Shtime, aktualisht është Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë.  

Continue Reading

Trending