Connect with us

Kosovë

Miratohet nga Qeveria Projektligji për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka thënë me këtë rast se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.

“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Institutit./Koha

Kosovë

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes

Published

on

Kastriot Shabani është kandidat i LDK-së për kryetar të Shtimes në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën për media pas takimit të sotëm të kryesisë së kësaj partie, në të cilën u konfirmuan edhe emrat e pothuajse të të gjithë kandidatëve për kryetar komunash përpos atyre për komunën e Klinës, Malishevës, Kaçanikut dhe Kamenicës, të cilët do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Shabani, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Shtime, aktualisht është Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë.  

Continue Reading

Kosovë

Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Familja ka deklaruar se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

FSK-ja asgjëson një mjet shpërthyes në Kaçanik të Vjetër dhe një tjetër në Rahovec

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës brenda 24 orëve ka asgjësuar dy mjete shpërthyese në dy lokacione të ndryshme.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur në Kaçanik të Vjetër.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer afër hekurudhës. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së për deminim kanë dalë në vend dhe e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, mjeti i dytë shpërthyes është tërhequr në komunën e Rahovecit.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar, një granatë dore A-6 , në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”.

Continue Reading

Trending