Connect with us

Ferizaj

Arrestohen tre persona, iu gjet drogë në veturë

Published

on

Policia raporton se në fshatin Bibaj të Ferizajt, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Ferizaj të premten u arrestuan tre meshkuj.

Të arrestuarve iu gjet në veturë rreth 200 gram marihuanë, përcjell TV TEMA.

Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në një shtëpi ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 167 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë një sasi e vogël kokainë rreth 880 euro para të gatshme si dhe pajisje tjera“, thuhet ndër të tjera në raport.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I   NARKOTIKËVE

Fsh. Bibaj, Magjistrale Prishtinë-Ferizaj 16.09.2022 – 13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovar  pasi gjate kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar ata, janë  gjetur dhe konfiskuar rreth 200 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në një shtëpi ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 167 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë një sasi e vogël kokainë rreth 880 euro para të gatshme si dhe pajisje tjera. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Nga 500 € gjobë dhe 12 muaj ndalesë dy shoferëve për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy shoferë; B.O., 23 vjeç dhe A.R., 20 vjeç, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi në prill të këtij viti në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 26 prill 2024në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 28-vjeçare me inicialet SH.K.  është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu policia bëri të ditur se hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e datës 26.04.2024.

Njoftimi i plotë:

Continue Reading

Ferizaj

Seanca e rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut shtyhet për 24 maj

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj seanca e caktuar për sot e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, më 22 gusht të vitit 2021, është shtyrë për 24 maj.

Më herët,  Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Në aktgjykimin që Gjykata Themelore e Ferizajt e mori më 4 gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa  Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas të njëjtit aktgjykim, Krivaqa dhe Sejdiu  ishin liruar nga akuza për dhunim.

Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqës, në Ferizaj.

Continue Reading

Trending