Connect with us

Ferizaj

Përleshje mes familjarëve në Ferizaj, arrestohen gjashtë persona

Published

on

Policia e Ferizajt, të hënën ka arrestuar gjashtë persona.

Të dyshuarit janë familjarë mes vete dhe për shkak të një mosmarrëveshje u përleshën, përcjell TV TEMA.

Të gjithë u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Ferizaj 19.09.2022 – 17:45. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj  kosovarë, familjar në mes veti, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përlesh mes veti dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor. Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj

Hajnat vjedhin rreth 10 mijë euro stoli ari në Ferizaj

Published

on

Të dielën mbrëma është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në  rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Rr. Bajram Kelmendi, Ferizaj 19.10.2025-21:00

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar përmes derës së një dhome së shtëpisë së ankuesit, ku kanë vjedhur stoli ari. Në  vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të PK-së,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Të lënduarit nga aksidenti në Slivovë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Katër nga personat e lënduar në aksident trafiku mbrëmë fshatin Slivovë të Ferizajt, janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në njoftimin e KQZ-së, bëhet e ditur se të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj dhe se aksidenti ndodhi rreth orës 18:17, gjatë kohës që ata po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

Policia tha se në aksident u përfshin një veturë dhe një autobus me targa vendore, duke shtuar se të lënduar kanë mbetur shoferi i veturës dhe katër pasagjerët.

Ata fillimisht ishin dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq katër prej tyre më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë, tha Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Publikohet lista e policëve përgjegjës të lagjeve në Ferizaj

Published

on

Stacioni Policor në Ferizaj ka publikuar listën e policëve përgjegjës për lagjet dhe lokalitetet e ndryshme të qytetit.

Qytetarët mund të kontaktojnë policët e lagjeve për të raportuar probleme, shqetësime apo çështje që lidhen me sigurinë në zonat ku jetojnë.

Ky veprim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, si dhe rritjen e sigurisë publike në nivel lokal.

Continue Reading

Trending