Connect with us

Kosovë

Hekuran Murati thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri pavarësisht sfidave

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se përkundër sfidave botërore, ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri.

Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se trendi i qarkullimit të bizneseve në vend ka shënuar rritje.

Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend”, shkruan Murati.

Po ashtu, ai ka përmendur disa nga veprimet që ka marr Qeveria e Kosovës gjatë kësaj periudhe.

Postimi i tij i plotë:

Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Si qeveri:

✅kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë

✅kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin

✅kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese

✅kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera

✅kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëse

E shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerje e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës fillestare të Prokurorisë, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur si dhe me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Më 24 shtator 2023 ky grup terrorist bllokoi rrugën në Banjskë me dy kamionë, ku  pastaj me granata dhe me armë sulmuan dy zyrtarë policor. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku kurse u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Continue Reading

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Trending