Në kohën kur në mbledhje të Komisionit për Arsim po debatohej për grevën e punëtorëve të Arsimit dhe deputeti Dimal Basha po fliste rreth ndarjes së buxhetit për këtë sektor eskaloi debati dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj lëshoi mbledhjen e Komisionit.

Deputeti Basha gjatë fjalës së tij në Komision tha se kur të përmblidhen të gjitha shtesat e ndara nga Qeveria kuptohet se arrihet zbutja e inflacionit, raporton Telegrafi.

“Sektori privat i ka 300 mijë punëtorë që paguajnë taksa dhe na i paguam pagat edhe neve edhe mësuesve.. 105 mijë qytetarë që punojnë nën pagën minimale…Nuk mundemi me mendu vetëm për mësimdhënësit”, tha ai.

Është mesi i ndamë… Qeveria i ka nda paret… pyetja është sa është e sinqertë kërkesa? Pse po mbahen fëmija peng.. Pse nuk kishte grevë në korrik e gusht, e të kishin nejt mësuesit në shkolla… po jo kur i keni marrë fëmijët peng kanë nis edhe greva”, tha Basha, duke shtuar se si është e mundur një kryetar i Sindikatës të kërkoj që një deputeti të mos i jepet fjala.

Ndërkaq, përfaqësues të SBASHK-u i thanë Bashës të “mos i jep shumë zor”, ku pasoi reagimi i Bashës duke thënë se “këtu jam në shtëpi tem.. ju tregova zgjedhjet që ka dhënë qeveria”.

Pas kësaj, kryetari i SBASHK-ut lëshoi mbledhjen e Qeverisë.

E diskutimit vazhdoi edhe në koridor.

Pasi Jasharaj e lëshoi raportimit në Komisionin për Arsim, ishte Basha ai i cili me zë të lartë i thoshte Jasharajt se “dinjitetin e ke kthyer në para, se i do 100 euro”.

“A ke punuar para luftës pa para, tash për 50 euro po i mban fëmijët peng a?”, është shprehur Basha drejtuar Jasharajt, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në lidhje me tonin e zërit, Jasharaj i tha Bashës se “çka po bërtet”, teksa Basha ia ktheu se “po bërtas se ti nuk kupton ndryshe”.

Kurse, diskutimi me tone të larta mori fund kur Jasharaj i tha Bashës se “deputetët si puna jote e kanë sjellur kuvendin në këtë gjendje”.

Të ngjashme

Të tjera