Connect with us

Kosovë

Rifat Latifi dorëhiqet nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqjen të enjten, ka mësuar Koha nga tri burime të ndryshme.

Latifi, që prej emërimit në detyrë është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori.

Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë dhe ku u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Kosova shënon regres në lirinë e medias

Published

on

Në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, që u publikua më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar rënie për 19 pozita dhe këtë vit renditet në vendin e 75-të nga 180 shtete.

Në raport thuhet se gjatë vitit të kaluar, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike “edhe pse sulmet po hetohen nga policia dhe prokuroria, rastet rrallë ndiqen penalisht.  Gazetarët kritikë shpesh janë subjekt i sulmeve që synojnë diskreditimin e tyre si nga Qeveria, ashtu edhe opozita, dhe ata e kanë të vështirë të kenë qasje në informacione publike”, thuhet në raport.

Gazetarët janë kërcënuar dhe ishin cak edhe i sulmeve fizike gjatë raportimeve nga veriu i Kosovës dhe gjendja e rritur e tensioneve atje.

“Mediat në gjuhën serbe, të cilat janë nën presionin e forcave politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport , ku gjithashtu potencohet fakti se mediat në gjuhën serbe përballen me sfida edhe më të mëdha, pasi disa prej tyre varen nga financimi  nga Serbia fqinje, ndërkaq mediat e pavarura nuk mund të mbijetojnë pa financim ndërkombëtar.

Në shumicën e rasteve, mediat private, përmes pronarëve të tyre, janë të ekspozuara nga ndikimi i grupeve të fuqishme politike apo atyre afariste.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport, rënie kanë shënuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu, Shqipëria nga pozita e 91-të ka rënë në pozitën e 99-të, Bosnje e Hercegovina ka rënë nga pozita e 64 në pozitën e 81-të, Serbia nga pozita 91-të sivjet renditet e 98-ta, Maqedonia e Veriut nga vendi 36-të ka rënë në vendin e 38-të kurse  Mali i Zi ka rënë për një pozitë dhe renditet në vendin e 40-të.

Continue Reading

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerje e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës fillestare të Prokurorisë, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur si dhe me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Më 24 shtator 2023 ky grup terrorist bllokoi rrugën në Banjskë me dy kamionë, ku  pastaj me granata dhe me armë sulmuan dy zyrtarë policor. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku kurse u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Continue Reading

Trending