Connect with us

Kosovë

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër Ministrit të Financave Hekuran Murati dhe ndaj ushtruesit të detyrës të sekretarit të kësaj ministrie, Enis Spahiu, për çështjen e mosekzekutimit të pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës që qëndruan në grevë për më shumë se një muaj.

Ky kallëzim penal pretendon se Murati e Spahiu kanë bërë “Shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, “Cenimin e të drejtave në marrëdhëniet e punës”, “Cenimin e të drejtës në grevë” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepra këto të sanksionuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në kallëzimin penal të ushtruar kundër Muratit e Spahiut thuhet se pavarësisht përpjekjeve dhe takimeve të shumta me qeverinë, kjo e fundit asnjëherë nuk i mori seriozisht kërkesat e SBASHK dhe as pasojat nga vonesa e fillimit të vitit shkollor.

Kallezimi penal:

https://drive.google.com/file/d/1HKEfrnQnfPpy5th1TSSOl4SgCcbdtAt_/view?usp=sharing

Kosovë

Ministrit Damka i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i arrestuar më 9 shkurt, nën dyshimin për veprat penale sulm dhe kanosje.

Masë e njëjtë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.

Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar dy persona, përfshirë Arda Malokun, nga Partia Inovative e Lëvizjes Turke.

Sipas Prokurorisë, sulmi është bërë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme politike mes palëve.

Continue Reading

Kosovë

Ndahet nga jeta gazetari Faton Osmani, themelues i agjencisë së lajmeve Ekonomia Online

Published

on

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.

Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale. 

Continue Reading

Kosovë

REZULTATET NË ZGJEDHJE SIPAS KOMUNAVE

Published

on

Rezultatet e subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare sipas komunave, pas 99.17 % të votave të numëruara.

Continue Reading

Trending