Connect with us

Ferizaj

Policia arrestoi sot një 55 vjeçar – Ishte i denuar me mbi 3 vjet burgim për rrezikim të trafikut

Published

on

Policia njofton se ka arrestuar një person 55 vjeçar në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë të enjten u arrestua ky person i kërkuar nga gjykata për shkak se ishte i denuar për rrezikim të trafikut bulik me tre vjet e gjashtë muaj burgim, përcjell TV TEMA.

I arrestuari u dërgua në vuajtje të denimit.

Raporti i plotë i Policisë:

Arrestohet një person i kërkuar në Han tê Elezit

Policët e stacionit në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 09:30 në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Rr.Q (M/K) i moshës 55 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik’ me dënim burgimi prej tri ( 3 ) vite e gjashtë (6) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending