Ministria e Financave ka njoftuar te premten se ka kërkuar edhe njëherë nga organizatat buxhetore që t’i rikonfirmojnë listat e pagave, marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga Ministria e Arsimit, që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit shtator.

Sipas njoftimit, nëse kjo kryhet dhe pas rikonfirmimit të listave, pagat e mësimdhënësve do të procedohen gjatë ditës së premte.

“Organizatat buxhetore (OB) duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të tjera