Connect with us

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi, sulmoi fizikisht një femër

Published

on

Të mërkurën në Ferizaj u arrestua një person.

I arrestuari kishte sulmuar fizikisht një femër, përcjell TV TEMA.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Ferizaj Me 12.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Trending