Connect with us

Ferizaj

Trajneri kroat i FC Ferizaj vlerëson kosovarët: Keni talent e cilësi por duhet të punoni

Published

on

Klubi i futbollit Ferizaj prezantoi trajnerin e ri Andrej Panadiq nga Kroacia.

Kryetari i klubit, Lulzim Abazi në konferencë tha se synimi është renditja sa më e lartë. Teksa shtoi se nuk është shqetësuese renditja si të fundit të Superligë pasi që ka hapësirë për përmirësim.

I kemi kushtu rëndësi përzgjedhjes së kryetrajnerit. Superliga është bë shumë interesante e prandaj edhe kemi pasë shumë oferta, edhe nga shtetet si Anglia, Turqia e shtetet që na rrethojnë nga menagjerë e trajnerë të ndryshëm por ne kemi vlerësu që sistemi kroat na përgjigjet si filozofi“, thotë Abazi.

Trajneri Panadiq tha se ka parë disa lojë të Ferizajt dhe se do të punojë shumë dhe se ka mentalitet të njëjtë me shqiptarët.

Jemi të fundit në tabelë por janë 2 ose 3 ekipe me nga 8 pikë, çka nëse fitojmë? Para nesh 1 ose 2 ekipe i kanë 11 pikë, gjithçka ndryshon. Në 2-3 lojë gjithçka ndryshon. Cili është objektivi im? Unë duhet te njoh skuadrën personalisht. Kam pare disa loje, ka material ne këtë skuadër. Ju duhet ta dini se ju nga Kosova jeni shume te talentuar ne futboll. Unë kam luajtur me një prej jush, me Kujtim Shalen, për mua një lojtar i mrekullueshëm, sa lojtarë me cilësitë e tij ka tani ne Kosove? Unë mendoj shumë, por duhet të punoni me ta. Me e rëndësishmja është puna, ky është qëllimi im tani sepse nuk mund të ndryshojmë asgjë në tre ditë“, deklaroi Panadiq.

Trajneri Panadiq përfundoi fjalën e tij duke shtuar se do të tentoj të njihet personalisht me ekipin dhe të punojë me ta për të arritur synimet.

Ferizaj

Teatri “Adriana”reagon ndaj pengesave institucionale: “Një premierë përtej censurës”

Published

on

Teatri “Adriana” ka njoftuar se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është shtyrë për datën 14 qershor 2025, shkaku i pengesave institucionale që trupa ka hasur gjatë përgatitjes së kësaj premiere.

Sipas deklaratës për media, gjatë përgatitjeve për premierën e kësaj shfaqjeje, të caktuar fillimisht për 7 qershor, trupa është përballur me kërkesa për ndërhyrje në tekstin e shfaqjes, mungesë të papritur të buxhetit për materiale skenike dhe pengesa të tjera që, sipas tyre, përbëjnë “një sabotim të heshtur” ndaj artit dhe lirisë krijuese.

Megjithatë, nga teatri konfirmojnë se premiera e shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Agon Myftarit, do të mbahet në datën e re, edhe nëse u duhet të riciklojnë kostume dhe skenografi nga prodhime të mëparshme.

Teatri thekson se këto pengesa janë një formë e censurës indirekte ndaj lirisë krijuese, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së lirive artistike dhe të shprehjes në Kosovë.

“Është paradoksale dhe shqetësuese se si disa individë marrin bajrakun e patriotizmit duke akuzuar tërthorazi artistët si antikombëtarë, dhe në emër të një lloj nacionalizmi primitiv, përpiqen të kufizojnë të drejtën krijuese — për të cilën të njëjtët kanë luftuar në vitet 1998–1999”, thuhet më tej në deklaratë, përmes së cilës, aktorët dhe regjisori i bëjnë thirrje publikut dhe komunitetit artistik të mbështesin shfaqjen dhe të qëndrojnë kundër çdo censure.

“Më 14 qershor, në skenën e Teatrit ‘Adriana’, nuk do të shfaqet vetëm një vepër. Do të shfaqet vetë qëndrimi ynë ndaj lirisë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj brenda javës shqiptoi 1310 gjoba trafiku

Published

on

Policia e Ferizajt, gjatë javës së kaluar, ka shqiptuar 1 mijë e 310 gjoba trafiku,  si dhe ka pezulluar 14 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka bërë të ditur se kanë  ndodhur gjithsej 36 aksidente, nga të cilat, 13 ishin me të lënduar kurse  23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Një person ka raportuar në polici se në fshatin Bibaj të Ferizajt persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë ku i kanë vjedhur stoli ari.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur natën e 9 majit rreth orës 21:00.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.05.2025, 21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në dhomën e tij dhe nga aty kanë arrit të marrin stoli ari. Rasti nën hetime”,  thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Trending