Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit me 10 euro mund ta ndërrojnë emrin

Published

on

Komuna e Ferizajt ka hedhur në diskutim publik “Rregulloren për taksat komunale”.

Derisa më 14 nëntor nga ora 10:00 qytetarët mund të marrin pjesë në dëgjimin publik të organizuar nga ky institucion në sallën e Kuvendit Komunal, ferizajasit mund të dërgojnë komentet tek institucioni nga sot deri më 20 nëntor në ora 16:00.

Kjo draft rregullore që është hedh në diskutim publik përfshin çdo taksë që qytetarët e Ferizajt do të paguajnë për marrjen e shërbimeve nga Komuna.

Ndonëse ka disa shërbime për të cilat qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë, ferizajasit për pagesë shumën më të vogël e kanë 30 cent për marrjen e medikamentit shëndetësor nga lista esenciale, që ofrohet nga barnatorja publike e institucionit shëndetësor komunal, kurse si shumën më të lartë që qytetarët mund të paguajnë si taksë komunale është ajo prej 500 euro për regjistrimin e pronësisë në bazë të vlerës së transaksionit, kur transaksioni është në vlerë mbi 1 milionë euro.

Sipas kësaj draft rregullore, klubet sportive që duan të marrin në shfrytëzim stadiumet publike të futbollit të madh me rezervim në mbrëmje, deri në 5 orë, duhet të paguajnë 700 euro.

Taksa më interesante për tu paguar del të jet ajo për ata që duan të ndryshojnë emrin, të cilët për këtë do të duhet të paguajnë 10 euro.

Draft rregullorja e plotë mund të gjendet në këtë link.

Komentet rreth kësaj rregulloreje, ferizajasit mund t’i dërgojnë në emailin e Komunës: info.ferizaj@rks-gov.net, në emailin e nënkryetarit të Komunës, në platformën e konsultimeve dhe në rubriën për konsultime në web-faqen e Komunës(për momentin nuk funksionon).

Njoftimi nga Komuna e Ferizajt:

Shiko edhe:

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending