Connect with us

Ferizaj

“Bifrukacioni” bën thirrje për kursim të ujit, si pasojë e shiut prodhimi nuk është në maksimum

Published

on

KRU “Bifurkacioni” njofton se uji është tubulluar si pasojë e reshjeve të shiut.

Si pasojë e shiut është bllokuar ujëmbledhësi tek Lumi i Madh dhe “Bifrukacioni” thotë se nuk ka pas prodhim maksimal, përcjell TV TEMA.

“Gjithashtu, luteni konsumatorë të nderuar që të i verifikoni lidhjet e juaja tek puseta e ujëmatësit sepse në rast se keni ndonjë rrjedhje atëherë mund të ndodhë që gjatë reshjeve të shiut të ju mbushet puseta me ujë dhe uji mund të deportojë në rrjetin tuaj të furnizimit dhe uji i pijes në këto raste mund të kontaminohet. Prandaj, në situatë të tillë rekomandohet që uji i pijës të vlohet para përdorimit. Nëse turbiditeti i ujit vërehet që është i theksuar, rekomandohet që të mos përdoret për pije deri në stabilitetin e gjendjes dhe të lajmëroni rastin në KRU “Bifurkacioni””, thuhet mes tjera në njoftim.

“Bifrukacioni” po ashtu bën thirrje të kursehet uji.

Njoftimi i plotë i “Bifrukacionit”:

KRU “BIFURKACIONI” NJOFTON KONSUMATORËT PËR TURBIDITETIN E UJIT!

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë dy ditëve të fundit është rritur turbiditeti i ujit, kjo ka ndikuar që të bllokohet edhe ujëmbledhësi i Lumit të Madh dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur prodhim maksimal të ujit, e gjithë kjo mund të rezultojë me mungesë të furnizimit me ujë në disa pjesë të qytetit.

Gjithashtu, luteni konsumatorë të nderuar që të i verifikoni lidhjet e juaja tek puseta e ujëmatësit sepse në rast se keni ndonjë rrjedhje atëherë mund të ndodhë që gjatë reshjeve të shiut të ju mbushet puseta me ujë dhe uji mund të deportojë në rrjetin tuaj të furnizimit dhe uji i pijes në këto raste mund të kontaminohet. Prandaj, në situatë të tillë rekomandohet që uji i pijës të vlohet para përdorimit. Nëse turbiditeti i ujit vërehet që është i theksuar, rekomandohet që të mos përdoret për pije deri në stabilitetin e gjendjes dhe të lajmëroni rastin në KRU “Bifurkacioni”.

Bëjmë thirrje gjithë konsumatorët, që ujin e pijes ta përdorin në mënyrë sa më racionale dhe ta ruajm ujin e sidomos në këtë kohë që kemi problem me trajtim të ujit në prodhim.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, ekipet tona janë duke bërë përpjekje maksimale që furnizimi me ujë të kthehet në normalitet.

KRU “Bifurkacioni” SH.A

21.11.2022

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending