Connect with us

Ferizaj

Për një javë hiqen 12 patentë shoferë në rajonin e Ferizajt e raportohen 32 aksidente

Published

on

Në rajonin e Ferizajt nga 12 e deri më 18 dhjetor janë shqiptuar 809 gjoba në trafik e janë hequr 12 patentë shoferë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 32 aksidente, nga to 19 me lëndime e 13 me dëme materiale, përcjell TV TEMA.

Njoftimi nga Policia:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 12-18/Dhjetor/2022 ka shqiptuar 809 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 32 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 19

– Aksidente me dëme materiale, 13

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Shiko edhe:

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

KEDS: Mungesa e kapaciteteve nga KOSTT shkakton probleme me energjinë në Ferizaj

Published

on

KEDS ka njoftuar se situata aktuale me furnizimin me energji elektrike në zonën Ferizaj–Bibaj është pasojë e mungesës së kapaciteteve nga KOSTT.

Sipas njoftimit, transformatori T3 në nënstacionin TS Bibaj (40 MVA) është jashtë funksionit që nga data 13 mars 2026, duke shkaktuar mungesë të energjisë në këtë zonë.

Për të zbutur situatën, KEDS ka ndërmarrë disa masa, përfshirë përdorimin e lidhjeve alternative për furnizim, vendosjen e dy transformatorëve shpërndarës me kapacitet nga 8 MVA secili, si dhe forcimin e kabllove për rritje të përkohshme të kapacitetit.

Megjithatë, sipas KEDS, këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përballuar ngarkesën, për shkak të mungesës së energjisë nga KOSTT. Si pasojë, gjatë orëve të pikut nga ora 17:00 deri në 00:00 mund të ketë kufizime të furnizimit deri në 8 MW në disa zona, veçanërisht në nënstacionet Bibaj dhe Kastrioti.

KEDS ka kërkuar nga KOSTT ndërmarrjen e hapave konkretë për zëvendësimin e kapacitetit të humbur prej 40 MVA, duke paralajmëruar se në të kundërtën situata e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet edhe më tej.

#

Continue Reading

Trending