Connect with us

Ferizaj

32 persona të kërkuar nga gjykatat arrestohen për një javë në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se për një javë ka arrestuar 32 persona të kërkuar nga gjykata.

Të gjitha arrestimet kanë ndodhë mes 19 dhe 25 dhjetorit, përcjell TV TEMA.

Njoftimi nga Policia:

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 19-25/Dhjetor/2022 janë realizuar 32 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Ferizaj

Dega e OVL UÇK-së në Ferizaj njofton për detajet e organizimit  për protestë

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  dega Ferizaj, ka bërë të ditur detajet e organizimit për protestën, e cila nën moton “Protestë Kundër Padrejtësisë”, do të mbahet më 7 gusht, me fillim nga ora 17:00.

Në thirrjen për pjesëmarrje në protestë, të publikuar në faqen e OVL UÇK në Ferizaj, janë dhënë edhe oraret e nisjes së autobusëve nga pikat e caktuara në qytet dhe në disa fshatra të Ferizajt.

Nisja e organizuar me autobus nga Ferizaj:

• 15:00 – Tek palestra e sporteve “Bill Clinton” – nisja kryesore

 • 15:00 – Tek HIB në Bibaj

 • 14:30 – Tek ura e fshatit Balaj

 • 14:30 – Fshati Greme (tek Lapidari i Dëshmorëve)

 • 14:30 – Fshati Komogllavë (tek ambulanca)

 • 14:30 – Fshati Gaçkë (tek rrethi kryesor)

#

Continue Reading

Ferizaj

Kallëzim penal ndaj personit që shtiu me armë në Gaçkë të Ferizajt

Published

on

Një person i moshës 47-vjeçare është intervistuar nga policia pasi dyshohet të ketë shtënë me revole në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se nga personi i dyshuar është sekuestruar një armë zjarri me 23 fishekë dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Fshati. Gaçkë, Ferizaj 05.08.2025 – 21:00.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz dhe 23 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Breshri dhe shiu vështirësojnë trafikun për në Brezovicë dhe Prevallë

Published

on

Stuhia e fuqishme me breshër dhe shi ka vështirësuar qarkullimin rrugor drejt Brezovicës dhe Prevallës.

Si pasojë e reshjeve pasditen e sotme,  është krijuar një shtresë e akullt, gjë që ka shkaktuar menjëherë edhe vërshimin e rrugës dhe ndërprerjen e pjesshme të qarkullimit drejt këtyre dy pikave turistike të Sharrit

Continue Reading

Trending