Connect with us

Ferizaj

Ndihmoi në ikjen e të dyshuarit për grabitje, arrestohet 45 vjeçari

Published

on

Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar B.K i moshës 45 vjeçare i cili dyshohet se ka ndihmuar Veton Esatin(i kërkuar nga Policia për grabitje) për të dal në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Policisë, B.K pas arrestimit më 2 mars 2023 është ndaluar në mbajtje për 48 orë, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohet një person në Han të Elezit për veprën penale, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”

Sektori Rajonal i Hetimeve, pas punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit Veton Shefki Esati, për të cilin Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunim me qyetatarët për kapjen e tij, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje të armatosura në rajonin e  Ferizajt, sot(2 mars) hetuesit rajonal rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin B.K (M/K) i moshës 45 vjeçar.

Personi B.K dyshohet se i ka ofruar ndihmë pas kryerjes së veprës penale të dyshuarit Veton Esatit me dyshimim se i ka ndihmuar në transport për të kaluar kufirin nga Republika e Kosovës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari B.K është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”

Ferizaj

Sekuestrohet një revole me municion dhe shurdhues në Ferizaj

Published

on

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 3 maj 2026, rreth orës 8:30 në rrugën “Gucia” në Ferizaj .

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ndalon dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është noter në komunën e Ferizajt, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Derisa i ndaluari i dytë dyshohet për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, sipas nenit 333 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhen me një rast më të hershëm, gjatë të cilit Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ndaluar edhe tre, të dyshuar të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending