Connect with us

Ferizaj

Sallat sportive nëpër shkolla pa kushtet e nevojshme

Published

on

Pas uljes së temperaturave, nxënësit e shkollës fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj, orën e edukatës fizike kanë filluar ta mbajnë brenda në sallë. Mirëpo mësimdhënësit e kësaj lënde, ankohen se aty u mungojnë pajisjet e nevojshme për mbajtjen e orës mësimore, nuk funksionon ngrohja dhe dyshemeja është e vjetruar.

“Ka vegla statike, por të lëvizshme siç janë dyshekët dhe mjete të tjera nuk kemi, por me kohë ndoshta do të bëhen, e kemi rrjetën e volejbollit, të basketbollit, tabelën e ping-pongut dhe këto çka i kemi i përdorim, me fol për kushtet më moderne ne duhet të kemi së pari zhveshtore, ndërsa për vegla as minimale si kemi, por çka të bëjmë, po ashtu parketi është i vjetruar, ne këtë vit e kemi ngjyros por e lëshon një ajër jo të mirë, pasi nuk e dimë se si është i shtruar përbrenda dhe ka nevojë të renovohet, po ashtu ngrohja nuk punon, por pavarësisht këtyre ne kemi arritur rezultate”, tha Xhevat Xhemajli, mësimëdhënës i edukatës fizike.

“Më herët i kemi pasur kushtet mizore, por tani i kemi përmirësuar pak, por problemi më i madh i joni është që i kemi shpesh dy orë bllok, është problem se kur po bëhen dy klasë mundësitë janë më të vogla me punu, ngrohjet nuk e di nëse janë funksionale, po ashtu parketi është i vjetruar, kushtet janë më mirë se para disa viteve, por nuk mund të themi që është shkëlqyshëm”, tha  Mehmet Ajvazi, mësimdhënës.

Në gjendje jo të mirë ndodhet edhe salla e edukatës fizike në gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”. Drejtori i kësaj shkolle thotë se kjo sallë është dëmtuar edhe nga klubet e ndryshme sportive të cilat zhvillojnë aktivitete aty.

”Në këtë sallë i kemi disa pjesë të dëmtuara, këtë sallë përpos shkollës sonë e shfrytëzon edhe shkolla e mjekësisë, përpos tyre e shfrytëzojnë edhe disa klube të qytetit të cilët e kanë një leje të mëhershme nga Drejtoria  e Arsimit, ajo është dijeni për këtë, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i sanuar dëmet që janë shaktuar këtu ose do t’i renovojnë klubet që e shfrytëzojnë ose ne do t’ia ndalojmë aktivitetin këtu, pasi rreth 3000 vetë e shfrytëzojnë këtë sallë që natyrishtë se dëmtohet”, tha Naser Osmani, drejtor i gjimnazit ”Dr.Shaban Hashani”.

Për gjendjen e sallave sportive nëpër shkollat e Ferizajt është në dijeni edhe Drejtoria e Arsimit. Udhëheqësi i kësaj drejtorie Afrim Llabjani, tha se renovimi i këtyre sallave është planifikuar të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Ne si qeveri komunale kemi filluar me ndërtimin e sallave të reja që do t’u hynë në shërbim nxënësve dhe mësimdhënësve, por në të njëjtën kohë kemi edhe salla të cilat kanë mungesë të mjeteve, ne kemi marrë kërkesa edhe nga drejtorë të shkollave dhe vet mësimëdhënësit, por fatkeqësisht ne nuk kemi mundur të lëvizim në këtë drejtim pasi kemi mungesë të buxhetit dhe nuk kemi të planifikuar buxhet për t’i pajisur edhe shkollat me këto mjete, në fakt ne kemi bërë një marrëveshje me Drejtorinë e Sportit që disa mjete që kanë qenë në sallën “Bill Clinton” i kemi shpërndarë nëpër shkolla por prapë nuk janë të mjaftueshme, por ne po shpresojmë që në vitin e ardhshëm do të mund të lëvizim në këtë drejtim, për këtë kohë nuk po them asgjë pasi jemi në fund të vitit, por nga viti i ardhshëm do të lëvizim në këtë drejtim”, tha Llabjani.

Shumica e shkollave, sidomos ato nëpër fshatra, nuk kanë fare salla për mbajtjen e orës së edukatës fizike në kohën kur temperaturat janë të ulëta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending