Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një tjetër

Published

on

Një person ka sulmuar fizikisht një tjetër të hënën në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj.

I dyshuari u arrestua nën agresivitet dhe është dërguar në mbajtje, përcjell TV TEMA.

Raporti i plotë i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Astrit Bytyqi, Ferizaj, 27.03.2023 – 23:40. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull  kosovar. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ishte mjaftë agresiv dhe jo bashkëpunues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë atdhetari dhe eprori i lartë i UÇK-së, Rafiz Sejdiu– Inxhinieri

Published

on

Është ndarë nga jeta atdhetari i kombit dhe ish eprori i lartë i UÇK-së , Rafiz Sejdiu – Inxhinieri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Sejdiu gjatë luftës në Kosovë ishte epror i lartë në Zonën Operative të Neredimes, ish-deputet në Kuvendin Komunal dhe ish-kryetar i OVL-UÇK dega në Ferizaj

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, ceremonia mortore për të ndjerin Rafiz Sejdiu, do të bëhet të enjten, më 23.10.2025.

14:00 – Mbledhja Komemorative në Teatrin e Qytetit “Adriana” – Ferizaj

16:00 – 16:30 – Homazhe pranë arkivolit tek shtëpia e të ndjerit në fshatin Doganaj.

17:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Greme, lagjja Spahia në Ferizaj

#

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin rreth 10 mijë euro stoli ari në Ferizaj

Published

on

Të dielën mbrëma është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në  rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Rr. Bajram Kelmendi, Ferizaj 19.10.2025-21:00

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar përmes derës së një dhome së shtëpisë së ankuesit, ku kanë vjedhur stoli ari. Në  vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të PK-së,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Trending