Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj nisin inspektimet për ndalimin e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Published

on

Pas urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku kërkohet nga të gjithë operatorët ekonomik që t’i largojnë produktet me mbishkrimin “Kosovo dhe Metohi”, ”Kosovo/UNMIK” dhe ”Kosova/Rezoluta 1244”, Inspektorati i Ferizajt ka nisur inspektimin, kryesisht të qendrave të mëdha tregtare në këtë komunë. Inspektori i tregut Besim Uruçi bashkë me ekipin e tij, sot vizituan qendrën “Interex”, ku tha se fillimisht po i paralajmërojnë bizneset për këtë vendim.

“Sipas urdhëresës që kemi marrë ne kemi kërkuar nga subjekti afarist, në këtë rast ”Interexi”, që t’i largoj produktet që kanë një deklaracion të tillë në një afat sa më të shkurtër. Pas kalimit të këtij afati ne do të bëjmë një kontrollë në detaje dhe nëse hasim në produkte të tilla do t’i konfiskojmë. Kështu do të veprojmë në të gjitha marketet e mëdha, natyrisht këto janë në prioritet, më pas do të vazhdohet edhe tek të tjerët operatorë”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësues të ”Interex”-it thanë se janë të njoftuar për këtë vendim dhe se po punojnë që produktet të cilat kanë mbishkrime të tilla t’i heqin nga sirtarët.

“Po edhe ne jemi të njoftuar me këtë urdhëresë, po ashtu edhe të paralajmëruar nga inspektorati për t’i hequr produktet që kanë mbishkrimin ”Kosova dhe Metohi”, ”Rezoluta 1244” dhe ”UNMIK”. Ne do ta zbatojmë këtë urdhër edhe pse për momentin nuk kemi asnjë produkt të tillë, por gjithsesi kuadri ynë po punon për t’i verifikuar të gjitha produktet që gjenden tek ne”, tha Edona Krasniqi nga”Interex”.

Përveç kësaj, Inspektorati i Ferizajt njoftoi se këto ditë është duke e zbatuar edhe një tjetër plan të veprimit për zbatimin e ligjit të konsumatorit, i cili obligon inspektorët që të ndalojnë dhe të sanksionojnë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Vdes një person në Ferizaj pasi u godit nga një lis

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi është goditur nga një lis.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:20 në fshatin Manastirc të komunës së Ferizajt.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore” – thuhet në raport.

Continue Reading

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të trotineteve dhe biçikletave në Ferizaj

Published

on

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë, nga hetimet është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

Continue Reading

Trending