Connect with us

Ferizaj

170 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në Ferizaj

Published

on

Në një konferencë të thirrur për media, drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, ka raportuar për punën gati një vjeçare të kësaj drejtorie. Ai tha se gjatë kësaj kohe më së shumti rëndësi i kanë kushtuar ruajtjes së ambientit. Sa i përket vitit të ardhshëm, Halili tha se kanë planifikuar vendosjen e hidrantëve në shesh dhe  vendosjen e kabinave për autobusë nëpër qytet.

Halili, njoftoi se tashmë ka nisur edhe dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, për çka janë ndarë rreth 10 mijë euro, ndërsa për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit janë përzgjedhur 5 kompani dhe buxheti i planifikuar për këtë qëllim është 170 mijë euro.

“Në bashkëpunim me GIZ-in gjerman si komunë kemi përfituar 260 kontejnerë, ku janë shpërndarë nga ndërmarrja “Pastërtia” në të gjitha institucionet arsimore, qendrat e mjekësisë familjare dhe në disa zona të qytetit. Janë riparuar mbi 5000 metra të kanalizimit fekal dhe mbi 500 metra të kanalizimit atmosferik. Deri tani janë riparuar mbi 5000 metra katrorë rrugë me asfalt dhe 1000 metra gjatësi të trotuareve. Po ashtu, deri tani janë mbi 400 kilometra  rrjet të ndriçimit dhe me qëllim të kursimit të parasë publike kemi vendosur rele kohore në shumicën  e fshatrave me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, gjithashtu kemi bërë mirëmbajtjen e rrugëve me shenja të komunikacionit duke vendosur shenja horizontale dhe vertikale”, tha Halili.

Në këtë konferencë, Halili u pyet edhe për gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike në Ferizaj.

“Ne gjendjen e ndërmarrjeve publike e kemi gjetur keq, jemi munduar t’i funksionalizojmë, kemi ndërmarrë dy hapa konkret tek “Ambienti” kemi bërë një marrëveshje pa procedura tenderimi që na lejon ligji, u kemi kriju mundësi vlera e të cilit  ka qenë 94 mijë euro dhe u kemi dhënë hapësira të parkingjeve. Ndërsa me “Pastërtinë” kemi bërë një marrëveshje për mirëmbajtje gjatë sezonit pranveror dhe eliminimin e deponive ilegale dhe kështu që ne i kemi ndihmuar ato, gjendja e tyre është e mirë, edhe tek “Bifurkacioni” jemi në përfundim të marrëveshjes për t’ua dhënë disa punë me qëllim që të funksionalizohet dhe të krijoj më shumë të ardhura”, tha Halili.

Drejtori Halili, tha se disa investime të vogla i kanë bërë edhe në Njësinë Zjarfikëse të Ferizajt, mirëpo jo në mjete të punës meqë përgjegjës për këtë është niveli qendror.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending