Connect with us

Ferizaj

Arrestohet 53 vjeçari në Ferizaj që ishte i dënuar me dy vjet burgim për narkotikë

Published

on

Me datën 07.07.2023 rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku”  në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej  dy (2) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ferizaj

Seanca e rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut shtyhet për 24 maj

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj seanca e caktuar për sot e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, më 22 gusht të vitit 2021, është shtyrë për 24 maj.

Më herët,  Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Në aktgjykimin që Gjykata Themelore e Ferizajt e mori më 4 gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa  Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas të njëjtit aktgjykim, Krivaqa dhe Sejdiu  ishin liruar nga akuza për dhunim.

Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqës, në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Trending