Connect with us

Kosovë

Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Published

on

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. Kështu u vendos në takimin e sotëm të  Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i cili u mbajt në Heraklion të Greqisë.

Kandidatura e Kosovës për organizimin e këtij manifestimi sportivu prezantua nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Kandidaturën e Kosovës e mbështeti edhe Shqipëria, pasi disa nga ngjarjet sportive do të mbahen edhe atje. Para takimit të sotëm, ICMG-ja ndryshoi rregulloren sipas së cilës shteteve pa dalje në det nuk u lejohej organizimi i Lojërave Mesdhetare.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme vendimin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka uruar të gjithë qytetarët për këtë arritje.

Kosova pritet të investojë mbi 250 milionë euro për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

“Prishtina 2030” do të jetë edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare ku pritet të marrin pjesë sportistë nga 26 shtete përfshirë edhe disa prej tyre që nuk e njohin Kosovën.

Për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive, Kosova pritet të investojë mbi 250 milionë euro.

Vitin e kaluar Lojërat Mesdhetare u mbajtën në Oran të Algjerisë kurse ato të vitit 2026 do të mbahen në qytetin Taranto të Italisë

Kosovë

Deri më 24 maj regjistrimi i popullatës mund të kryhet vetëm nga stafi i ASK-së

Published

on

Agjencia e Statistikave së Kosovës ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj 2024.  Në njoftim bëhet e ditur se shtyrja e afatit u mundësua pas  miratimit në Qeveri të propozimit nga ASK-ja bazuar në kërkesën e disa komunave .

“Meqenëse Regjistrimi i Popullsisë në terren, sipas Vendimin të Qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 Maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin) dhe kërkuam nga Qeveria një shtyrje të afatit të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) deri më 24 Maj 2024 që është aprovuar nga ana e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK thotë se gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese (fshat e komunë) të Kosovës dhe do të zhvillohen vetëm nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Po ashtu ASK bën thirrje për qytetarët që nuk janë regjistruar të kërkojnë të regjistrohen, duke inkurajuar ata që t’i kontaktojnë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Shembja e dheut bllokon rrugën Gjakovë-Klinë

Published

on

Rruga Gjakovë-Klinë është bllokuar për qarkullim për shkak të shembjes së dheut.

Sipas Policisë, shembja e dheut në fshatin Volljakë  ka paralizuar qarkullimin në rrugën magjistrale Klinë-Gjakovë që nga ora 1:00 pas mesnatës.

Kompania e kontraktuar për punimet në këtë rrugë është duke u përpjekur të largojë masën e madhe të  dheut të shembur .  

Continue Reading

Kosovë

Humb jetën nga kontakti me rrymën elektrike

Published

on

Një person ka humbur jetën pas kontaktit me rrymë. Rasti ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Hoçë të Qytetit në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML ) për obduksion.

Njoftimi i plotë:

“Fshati  Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Continue Reading

Trending