Me golin e vetëm të shënuar nga Lionel Messi, përfaqësuesja e  Argjentinës e nisi me fitore fushatën e kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Amerikën e Jugut, mbrëmë Argjentina mposhti Ekuadorin me rezultat 1:0, me golin që Messi e shënoi nga goditja e lirë në minutën e 78-të.  

Ky është goli i 104-të i tij në 176 paraqitje për Argjentinën.

Në ndeshjet e tjera kualifikuese të Botërorit 2026 për zonën e Amerikës së Jugut, Kolumbia mposhti Venezuelën 1:0, ndërsa Paraguai barazoi pa gola me Perunë.

Të ngjashme

Të tjera