Connect with us

Lajme

Senatorët i kërkojnë “llogari” Blinkenit për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Published

on

Dy senatorët amerikane i kërkuan përmes një letre sekretarit të jashtëm Antony Blinken llogari për diskriminimit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës, transmeton Top Channel.

Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Joni Ernst dhe Gary Peters i janë drejtuar kreut të diplomacisë amerikane për kauzën e shqiptarëve etnikë atje.

Ishte Fatos Bislimi, anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që e njoftoi këtë gjë në faqen e tij të Facebook, shoqëruar me foton e letrës së firmosur nga të dy ligjvënësit në fjalë. Kërkesa e drejtuar Blinkenit është që të ngrejë temën e çështjes shqiptare në Luginë në çdo komunikim apo takim me autoritetet serbe.

“Letra nënvizon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht, qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Europian të Majit 2023, mbi diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasi vizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik”, ka shkruar Bislimi.

Senatorët apelojnë aty për zbatimin e Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia që më 2013.

“Që nga ajo kohë, progresi i Beogradit zyrtar në implementimin e këtij plani, ka qenë i kufizuar. Asnjë nga pikat prioritare nuk është realizuar në tërësi, ndërsa tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasur aspak progres,” thuhet në letrën që vjen vetëm pak muaj pas një hapi të ngjashëm të kongresmenëve Jim Himes e Richie Torres, drejtuar po sekretarit Blinken me në fokus Luginën e Preshevës.

Kosovë

Prokuroria Speciale kërkon dënim me nga 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Published

on

Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot kanë nisur deklaratat përmbyllëse në rastin gjyqësor ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit,  Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Nga sot, 9 shkurt, e deri më 18 shkurt, Prokuroria Speciale, ekipet mbrojtëse dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Në seancën e sotme, deklaratën përmbyllëse është duke e paraqitur ekipi i Zyrës së prokurorisë Speciale, ku deklaratën hapëse e dha Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West.

Ajo, në fillim të deklarimit ka thënë se nuk po kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat individual të akuzuar duke kërkuar 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Kryeprokurorja pretendon se gjatë periudhës gjatë periudhës 1998-1999, janë vrarë 100 persona derisa qindra të tjerë janë burgosur dhe abuzuar në disa dhjetëra qendra të ndalimit.

“Zyra e Prokurorit Special kërkon aktgjykim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës me dënim unik prej 45 vjetësh duke u mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra ose të kryera nga secili prej personave: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë krime të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, ka deklaruar mes tjerash kryeprokurorja Kimberly West.  

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Trending