Connect with us

Ferizaj

Arrestohen zyrtari komunal dhe përfituesi i një tenderi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Ferizajt si dhe një përfitues të tenderit pasi të njëjtit dyshohen për veprat “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik”.

Sipas komunikatës së Policisë, bëhet fjalë për një arkitekt në Drejtorinë e Urbanizimit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt i cili i kishte mundësuar përfitim material një personi tjetër duke i shkaktuar buxhetit të Komunës dëm në vlerë prej 67.659.41 euro.

 “Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)  dega në Ferizaj, pas veprimeve hetimore disa mujore ka arritur të siguroj dëshmi se i dyshuari  S.B., m/k viti I lindjes 1963 me pozitë Arkitekt në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit Komuna e Ferizajt, në rastin konkret i caktuar si Menaxher i një projekti, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, konkretisht ka nënshkruar situacionet dhe një aneks kontratë pa bërë verifikimin  e punëve të kryera në teren, duke i mundësuar përfitim material të dyshuarit H.H., m/k viti I lindjes 1963”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës kurse me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending