Connect with us

Lajme

Biden takon Osmanin gjatë pritjes presidenciale në New York  

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

 “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar presidentja Osmani në një fotografi që e ka publikuar në Facebook nga pritja presidenciale në New York.

Nga 17 shtatori presidentja Osmani gjendet në New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ajo ka zhvilluar takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Kosovë

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa i ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë.

Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u gjetën fajtorë për keqpërdorim të detyrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme në vlerë mbi 88 milionë euro.

Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj u shpallën të pafajshëm për akuzat e njëjta.

Gjykatësi Gazmend Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza “pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar”.

Bahtiri shtoi se pas administrimit të provave personale dhe materiale, përtej dyshimit të bazuar mirë, është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale.

Ky rast u kthye në rigjykim më vendim të Gjykatës së Apelit në vitin 2022, pasi Gjykata Themelore i kishte liruar nga akuzat që të gjithë 12 të pandehurit në vitin 2021.

Sipas prokurorëve, numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga statusi i veteranëve mund të jetë deri në 19 mijë njerëz.

Bahtiri shtoi se Gjykata nuk ka mundur ta identifikojë secilin prej 19 mijë e 500 aplikacioneve për statusin e veteranit, andaj vlerëson se duhet të shqyrtohet procedura përkatëse pastaj të merret vendim se a gëzojnë statusin e veteranit apo jo.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfrytëzuan detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të buxhetit të shtetit.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Kosovë

IPK rekomandoi suspendimin e katër zyrtarëve policorë në dy raste të ndara

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve për dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë.

Lidhur me rastin e parë fillimisht thuhet se Policia e Kosovës kishte pranuar informacion të dielën mbrëma (13.07.2025), për një incident në një fshat të Ferizajt,  ku dyshohej se një i mitur ishte sulmuar dhe kanosur me armë nga një person  me rroba civile e që është prezantuar si zyrtar policor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse më vonë personi i dyshuar është identifikuar si zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) dhe i njëjti është vet-paraqitur në stacion policor pas incidentit.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarin në fjalë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në rastin tjetër, IPK në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë kurse incidenti ku dyshohet se janë të përfshirë si të dyshuar zyrtarët raportohet të ketë ndodhur para mesnatës më 30.06.2025  në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Hetimet lidhur me këtë rast ndaj tre zyrtarëve policorë  janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt  më dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë thuhet se pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e dy rasteve.

Continue Reading

Trending