Connect with us

Lajme

Von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në Bashkimin Europian

Published

on

Nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE dhe në vend të kësaj preferon të ushqejë marrëdhëniet e saj me Rusinë, BE-ja nuk duhet ta detyrojë atë, tha deputetja dhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në një intervistë për Euractiv, duke e adresuar edhe çështjen e shqiptarëve në jug të Serbisë për pasivizimin e adresave.

Nëse Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE, ne nuk duhet t’i detyrojmë. Ndoshta ata duan të qëndrojnë jashtë dhe të shohin se si të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor anëtarësohen në BE. Është vendimi i tyre”, tha von Cramon. Von Cramon e ka theksuar edhe ndihmën që Bashkimi Evropian ia jep Serbisë. “Por që t’i shtysh me zor dhe t’iu bësh oferta aktraktive, pse pra Serbia ka interesa më të mëdha për të punuar me Rusinë”, tha ajo.

Von Cramon ka marrë për bazë raportet e Serbisë me Kosovën për të dëshmuar se Serbia nuk është një vend i përshtatshëm për të punuar me të në BE.

Por kur bëhet fjalë për Kosovën, mendoj se tani është koha për të kapërcyer këtë retorikë të vjetër shumë, shumë agresive, këtë qasje të tmerrshme nacionaliste. Me këtë, ne nuk mund të punojmë së bashku në Bashkimin Evropian, nuk mund të pranojmë një vend që ende jeton në të kaluarën dhe ende jeton me këto narrativa të vjetra”, shpjegoi ajo. Von Cramon tha se ajo më parë mendonte se Serbia kishte interes për t’u anëtarësuar në BE dhe për t’u bërë një lojtar aktiv në procesin e anëtarësimit, por ngjarjet e fundit, duke përfshirë përkeqësimin e marrëdhënieve me Kosovën, kanë hedhur dyshime për këtë. “Por ne duhet të shohim dhe duhet të vlerësojmë se muaji i fundit nuk ka shkuar në këtë drejtim. Dhe pas një kohe, ndoshta duhet të bëjmë një pushim,” tha ajo. Von Cramon vuri në dukje edhe mënyrën se si i trajton Serbia gazetarët, mediat, sundimin e ligjit dhe çështje të tjera. Por eurodeputetja shtoi se duhet të ketë më shumë kritika ndaj Serbisë, veçanërisht në lidhje me BE-në.

/EO/

Kosovë

KEDS-i gjobitet përsëri me mijëra euro për parregullsi me njehsorë elektrikë

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), tha të hënën se e ka gjobitur Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) për herë të dytë me mijëra euro, pasi ka gjetur se dhjetëra njehsorë të saj elektrikë kishin afat të skaduar të vlefshmërisë.

Ministria tha në një njoftim se shpërndarësi i rrymës është gjobitur me 90.000 euro për 18 njehsorë me afat të skaduar dhe i ka kërkuar KEDS-it t’i dëmshpërblejë “menjëherë” konsumatorët e dëmtuar.

Gjoba vjen pas verifikimit të ankesave të konsumatorëve në lidhje me parregullsitë në njehsorët elektrikë gjatë muajit prill, tha MINTI.

“Komisioni ad hoc, i themeluar posaçërisht për këtë problematikë, ka pranuar 574 ankesa të mbështetura me dëshmi për devijime në orë dhe datë. Gjatë kësaj periudhe kohore, nga konsumatorët janë tërhequr 54 njehsorë elektrikë në 7 rajone të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Testimet laboratorike në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës kanë zbuluar devijime kohore në 38 prej njehsorëve, ndërsa 18 njehsorë kishin afat të skaduar.

“Ankesat e konsumatorëve, të mbështetura me dëshmi për devijime kohore, janë duke u përcjellë në KESCO, nga e cila kërkohet kompensim i menjëhershëm për konsumatorët e dëmtuar”, theksoi MINTI.

KEDS – shpërndarësi i vetëm i rrymës në vend – ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë (REL) se do të dëmshpërblehen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e mundshme tarifore në faturimin e energjisë elektrike.

Kjo është gjoba e dytë me të cilën goditet KEDS-i pas asaj në mes të prillit, kur u ndëshkua me 30.000 euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë.

Gjobat vijnë disa javë pasi parregullsitë në njehsorët elektrikë u gjetën së pari nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe media lokale Nacionale.

Ato publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në përgjithësi – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

Sipas autoriteteve, standardi i lejuar për pasaktësi është +/- 0.5 sekonda në ditë, varësisht prej temperaturës dhe kohëzgjatjes së njehsorit, ndërsa ka qytetarë që pretendojnë se pasaktësia shkon në disa orë.

Ora që shfaqet në njehsorët elektrikë të konsumatorëve në Kosovë është me rëndësi, pasi çmimi i rrymës është i ndryshëm, varësisht se kur shpenzohet.

Në Kosovë ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

Shpërndarësi i rrymës i ka mohuar shkeljet, duke thënë se mospërputhjet janë çështje teknike dhe jo manipulim.

Ndërkohë, në fillim të prillit, Prokuroria Themelore në Prishtinë e autorizoi Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të shpërndarësit të rrymës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohet një revole me municion dhe shurdhues në Ferizaj

Published

on

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 3 maj 2026, rreth orës 8:30 në rrugën “Gucia” në Ferizaj .

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kosovë

Një punëtor humb jetën nga rrokullisja e kamionit në Meqë të Gjakovës  

Published

on

Një person ka humbur jetën në fshatin Meqë të Gjakovës, si pasojë e rrokullisjes të një kamioni transportues.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:55.

“Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore), i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të”, deklaroi Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.  

Pas intervenimit të njësiteve policore, zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë, është konstatuar se personi i zënë nën kamionin e rrokullisur ka ndërruar jetë.

Continue Reading

Trending