Connect with us

Lajme

Kurti pas takimit me senatorët: Dialogu pas 24 shtatorit s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch është diskutuar për agresionin e 24 shtatorit dhe se ata i informoi me të dhënat e fundit për përfshirjen e Serbisë si dhe dëshmitë se sulmi në Banjskë ka qenë pjesë e planit më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes sulmeve të koordinuara në 37 lokacione

Për çështjen e dialogut me Serbinë, Kurti tha se marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim,

ky proces nuk mund të vazhdojë normalisht dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Institucionet e inteligjencës kanë vërejtur se ka pasur një rritje të rrezikut të sulmeve nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve të vendit tonë prandaj të gjitha këto përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpriten tani. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk mund të vazhdoj thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh edhe veprimet agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës. Duhet të merren hapa që dialogu të ketë edhe një shans që të ketë sukses. Është më urgjente se kurrë më parë që Serbia të ndërpres fjalën se nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, ka thënë Kurti në konferencën për media me senatoren Jeanne Shaheen.

Botë

Trump urdhëron ripozicionimin e nëndetëseve bërthamore për shkak të deklaratave të Medvedevit

Published

on

Në një paralajmërim për Rusinë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se ka urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane, “bazuar në deklaratat shumë provokuese” të bëra nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Trump shkroi në Truth Social se bazuar në deklaratat “shumë provokuese” të bëra nga Medvedevi, ai ka urdhëruar “që dy nëndetëset bërthamore të pozicionohen në rajonet e përshtatshme, në rast se këto deklarata të pamenduara dhe nxitëse janë më tepër se fjalë”.

Presidenti amerikan shtoi se “fjalët kanë shumë rëndësi dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, dhe shpresoj që kjo të mos jetë një nga ato raste”.

Njoftimi i Trumpit për ripozicionimin e nëndetëseve – që kryejnë patrullime të rregullta në rajonet ku tensionet janë të larta – vjen në një moment delikat të raporteve të administratës së Trumpit me Moskën.

Trump ka thënë se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, po shkon në Rusi për të shtyrë Moskën që të pranojë një armëpushim në luftën me Ukrainën dhe ka kërcënuar me sanksione të reja ekonomike nëse nuk arrihen përparime.

Ai shkurtoi afatin prej 50 ditësh në 10 ditë – që palët të ndalin luftën – dhe ky afat pritet të skadojë javën e ardhshme.

Postimi për ripozicionimin e nëndetëses erdhi pasi Trump, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, kishte shkruar se Medvedev është “ish-president i dështuar i Rusisë” dhe e kishte paralajmëruar që të kishte “kujdes me fjalët”.

Disa orë më vonë, Medvedev iu përgjigj, duke shkruar se “Rusia ka të drejtë në gjithçka dhe do të vazhdojë rrugën e saj”.

Medvedev ishte president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012, në periudhën kur Putini nuk mund të kandidonte për një mandat të dytë radhazi. Ai u tërhoq për t’i hapur rrugë Putinit që të kandidonte përsëri.

Tani, Medvedev është zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Rusisë, të cilin e udhëheq Putini.

Medvedev njihet për deklaratat e tij provokuese dhe nxitëse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022.

Ai shpesh ka bërë kërcënime bërthamore dhe ka fyer udhëheqësit perëndimorë përmes postimeve në rrjetet sociale. Disa vëzhgues kanë argumentuar se me këtë retorikë, Medvedev po përpiqet të fitojë pikë politike pranë Putinit dhe ushtarakëve rusë.

Trump dhe Medvedev janë përplasur edhe në të kaluarën përmes postimeve në rrjetet sociale.

Më 15 korrik, pasi Trump njoftoi për planet për të furnizuar Ukrainën me më shumë armë përmes aleatëve të NATO-s dhe kërcënoi me tarifa shtesë ndaj Moskës, Medvedev shkroi në rrjetet sociale: “Trump lëshoi një ultimatum teatral ndaj Kremlinit. Bota u trondit, duke pritur pasojat. Evropa u zhgënjye. Rusia nuk u shqetësua”.

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave, ai shkroi: “Trump po luan lojën e ultimatumeve me Rusinë: 50 ditë ose 10, duke shtuar: “Ai duhet të ketë parasysh dy gjëra. Nën një, Rusia nuk është Izraeli e as Irani. Dhe, nën dy, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

Published

on

Posta e Kosovës ka publikuar një seri të re të pullave postare me imazhin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e kthyer atë në një simbol zyrtar të krenarisë kombëtare.

“Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin,” është shkrimi që shoqëron lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.

Kjo iniciativë vjen në nderim për artisten kosovare, e cila ka bërë që emri i vendit tonë të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar.

#

Ndryshe, dje Dua Lipa edhe zyrtarisht është bërë shtetase e vendit tonë, pasi dje në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi nga ajo dekretin presidencial për shtetësinë e Kosovës.

Continue Reading

Trending