Connect with us

Botë

Produktet nga Serbia kthehen nga kufiri kroat dhe slloven për shkak të substancave ilegale

Published

on

Sistemi i Bashkimit Evropian për Informim të Shpejtë mbi Sigurinë Ushqimore (RASFF) njoftoi se në tetor dy dërgesa nga Serbia u ndaluan në kufirin me Kroacinë dhe Slloveninë.

Siç thuhet në faqen e RASFF, më 18 tetor, një ngarkesë me manaferra të ngrira nga Serbia është ndalur në kufirin me Slloveninë, për shkak të sasisë së paligjshme të fugicidit iprodione.

Siç u tha, në dërgesën e manaferrave është regjistruar 0,023 mg/kg iprodion dhe sasia e lejuar është 0,01 mg/kg.

Ajo dërgesë iu kthye gjithashtu dërguesit.

Kujtojmë se në fillim të gushtit nga kufiri kroat u kthye një ngarkesë me çips të prodhuar në Serbi, për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit kancerogjen.

Në mesin e të njëjtit muaj, në kufirin kroat u gjet një nivel i lartë i pesticidit chlorpyrifos në një ngarkesë me pjeshkë e ardhur nga Serbia, kështu që ngarkesa iu kthye dërguesit.

Për shkak të të njëjtit pesticid, në fund të gushtit nga kufiri kroat u kthyen edhe kumbullat nga Serbia.

Botë

Një tërmet prej 6.1 ballësh godet Stambollin

Published

on

Tre tërmete lëkundën Stambollin mesditën e sotme, duke shkaktuar panik në mesin e miliona banorëve dhe vizitorëve të shumtë.

Tërmeti i parë me magnitudë 3.0 shkallë të Rihterit goditi bregdetin e rrethit Silivri në orën 12:13.

I dyti dhe më i fuqishmi, me magnitudë 6.1 ballë ka goditur të njëjtën zonë në orën 12:49, teksa tërmeti i tretë me magnitudë 4.9 ballë  ka goditur në orën 12:51 lagjen Buyukcekmece të Stambollit.

Autoritetet turke nuk raportuan për dëme materiale apo në njerëz, porse kanë urdhëruar qytetarët të mos kthehen në banesat e tyre dhe të qëndrojnë në parqe e zona të hapura deri në njoftimin e radhës.

Continue Reading

Botë

Rrahje, përplasje dhe tym në Kuvendin e Serbisë

Published

on

Kuvendi i Serbisë ndërpreu punimet e seancës së sotme pas përplasjeve fizike, rrahjeve, hedhjes së gazit lotsjellës dhe bombave me tym nga ana e deputetëve opozitarë, kundërshtarë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Partitë opozitare kishin paralajmëruar se s’do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit, përderisa studentët e qytetarët janë duke protestuar vazhdimisht në kërkim të drejtësisë për vdekjen e 15 personave në nëntor nga rrëzimi i strehës së një stacioni hekurudhor në Novi-Sad.

Continue Reading

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Trending