Connect with us

Ferizaj

Asfaltohen disa rrugica në Komogllavë

Published

on

Asfaltimi i rrugicave në fshatin Komogllavë të Ferizajt, hyri në fazën finale. Banorët që kishin dalë t’i shohin punimet, u takuan edhe me kryetarin e komunës Agim Aliun, me ç’rast disa prej tyre iu ankuan atij për kualitetin e punimeve dhe moslargimin e shtyllave elektrike nga rruga.

Keqpërdorime ka sa të duash në rrugë, po shihen shtyllat, që një vit jemi në shqyrtim dhe nuk vjen me i largu askush, asfalti po shihet, vetëm janë duke e nxi, nuk jemi të kënaqur aspak, kemi prit 20 vite parti pas partie duke na ardhë me premtime e realizime hiç, siç po shihet në lloç është duke u bërë asfaltimi”, tha Raif Osmani, banor i fshatit Komogllavë.

“Nevojë ka pas qysh kaherë, tani i erdhi fundi dhe jemi shumë të kënaqur, përpos një rrugë që e kemi problem, është një lumë i vogël aty por na është premtuar nga drejtori dhe kryetari se është rruga e parë për t’u asfaltuar vitin e ardhshëm,  tani nuk na mungon asgjë dhe ishalla na shkojnë punët mirë”, tha Musli Ramadani, banor i fshatit Komogllavë.

Sa i përket shtyllave elektrike në rrugë, drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se kanë biseduar me zyrtarë të KEDS-it, por ata ende nuk kanë marrë ndonjë veprim andaj kërkesat për heqjen e tyre do të vazhdojnë. Sa i përket ankesave të banorëve për asfaltim jocilësor, Bytyqi paralajmëroi padi për kompaninë në rast se punët nuk kryhen si duhet.

“Ne kemi kontaktu me kompaninë, ka qenë mbikqyrësi i punimeve vazhdimisht, po ashtu janë bërë shqyrtimet dhe matjet e nevojshme të cilat kanë qenë të parapara në bazë të kontratës dhe sot po bëjmë asfaltimin e kësaj rruge, po ashtu edhe kontraktori e ka një garancion për këtë rrugë dhe në rast se do të kemi ndonjë telashe me këtë rrugë ne do ta padisim operatorin dhe do ta shfrytëzojmë të drejtën e garancionit që e kemi për këtë rrugë”, tha Bytyqi.

Ky investim i nisur në në Komogllavë, kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending