Connect with us

Lajme

Plaçkitja në Suharekë: Një nga grabitësit u vra, katër u arrestuan kurse një tjetër në kërkim

Published

on

Njëri nga grabitësit që ka marrë pjesë në vjedhjen e një argjendarie në Suharekë javën e kaluar, është vrarë gjatë një operacioni policor në lagjen “Arbëria” përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Siç transmeton Ekonomia online, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë,  është vrarë i dyshuari Dukagjin Gashi.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës është realizuar një operacion policor me kontroll në 7 lokacione në  Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë.

Sipas policisë, “gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, kur edhe është plagosur një zyrtar

Policor.

Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke

arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende

gjendet në kërkim policor.”

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se polici i plagosur është dërguar për trajtim në QKUK dhe ai është jashtë rrezikut për jetë.

Komunikata e plotë:

Kosovë

LDK kundërshton koalicionin e lidhur mes degës së saj me Vetëvendosjen në Vushtrri

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar veprim individual dhe të papranueshëm, marrëveshjen e arritur për koalicion të kandidati të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli, për balotazhin e 9 nëntorit.

Në njoftimin për medie, LDK ka thënë se nuk ka autorizuar asnjë një koalicion lokal dhe se veprimet e tilla do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale.

#

Më herët gjatë ditës u bë e ditur për marrëveshjen e koalicionit në Vushtrri, ku gjatë nënshkrimit të saj ishte prezent edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Meholli, përmes një postimi në facebook, ka falënderuar  kryetarin e degës së LDK-së në Vushtrri , Xhafer Tahirin, për vullnetin  e shprehur për këtë koalicion.

 “Vushtrria ka nevojë për ndryshim të kursit qeverisës për t’ia kthyer qeverisjen qytetarit, qytetit zhvillimin, e qytetarëve mirëqenien pa dallim,” ka shkruar mes tjerash Meholli.

Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të Vushtrrisë, Ferat idrizi i PDK-së doli i pari me 45.33% të votave, i dyti u rendit  Sylejman Meholli i LVV-së me 30.77%, kurse Xhafer Tahiri i LDK-së është i treti me 19.81% të votave në këtë komunë.

#

Continue Reading

Arbëri

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

Published

on

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor.

Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.

“Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.

Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur.”

Opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar – atyre parlamentare dhe presidenciale.

Megjithatë, partia vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur “shkelje të shumta” gjatë procesit të votimit.

LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.

“Kjo është dëshmi për konsolidimin brenda partisë që ka filluar dhe do ta vazhdojmë,” deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje pas këtyre rezultateve zgjedhore.

VLEN fitoi në Çair dhe Tetovë, ndërsa BDI në Gostivar

Në bllokun politik shqiptar, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën kyç – Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Në rundin e parë, koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera.

Për Mexhitin, ky do të jetë mandati i tij i katërt si kryetar komune, dhe ai do të duhet të lërë postin aktual të ministrit pasi mundi ish-ministrin e BDI-së, Bujar Osmanin, i cili ia uroi fitoren.

Anëtarë dhe simpatizantë të VLEN-it e festuan, siç thanë ata, “fitoren bindëse në Çair dhe Tetovë” pranë monumentit të Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë – njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Ai tha se, në nivel kombëtar, “AKI është fituese absolute me mbi 20.000 vota epërsi, dhe me votat që ende po përpunohen, kjo diferencë mund të jetë edhe më e madhe.”

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa shkelje të mëdha. Pritshmëritë e qytetarëve janë të ngjashme – një jetë më e mirë në komuna më funksionale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve ishte 46,48 për qind, çka është afër nivelit të rundit të parë të zgjedhjeve të mëparshme, kur kishte arritur 51,44 për qind.

Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë.

Për 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Një veçori e këtyre zgjedhjeve është se meshkujt dominojnë në garën për kryetar komune – 277 kandidatë ose 89,64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, që përfaqëson 10,36% të numrit të përgjithshëm.

Buxheti i përgjithshëm që shteti ndau për organizimin e këtyre zgjedhjeve lokale është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë mjete të destinuara për mediat dhe reklamat politike të paguara.

Rundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për 2 nëntor.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin rreth 10 mijë euro stoli ari në Ferizaj

Published

on

Të dielën mbrëma është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në  rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Rr. Bajram Kelmendi, Ferizaj 19.10.2025-21:00

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar përmes derës së një dhome së shtëpisë së ankuesit, ku kanë vjedhur stoli ari. Në  vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të PK-së,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Trending