Connect with us

Kosovë

Rashiq: INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Published

on

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

Radio Evropa e Lirë është në pritje edhe të një komenti nga MPB-ja e Kosovës.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përmes një letre publike të lexuar nga avokati i tij më 29 shtator, Radoiçiq tha se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai e mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në këtë sulm.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe u ngarkua me disa vepra, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi, por ia konfiskoi dokumentet.

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse udhëheqjen shtetërore të Serbisë për sulmin që nxiti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa Serbia e mohoi përfshirjen dhe drejtoi gishtin kah serbët e Kosovës.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se MPB-ja do të kërkojë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

Atëkohë, Sveçla tha se hetimet kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.

Mediat në Serbi raportuan se INTERPOL-i ka lëshuar urdhërarreste edhe për 11 persona të tjerë në lidhje me këtë sulm, por REL-i nuk arriti ta konfirmojë informacionin në mënyrë të pavarur.

Bazuar në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nga tetori i këtij viti, UNMIK-u ndihmoi në lëshimin e 44 urdhërarresteve dhe 12 kërkesave për ekstradim në Kosovë nga vendet anëtare të INTERPOL-it.

Në bazë të kërkesave për informacion u hapën edhe 640 lëndë të reja. Në total, 974 lëndë, që kanë të bëjnë me territorin apo banorët e përhershëm të Kosovës, janë ende të hapura.

/REL/

Kosovë

Glauk Konjufca propozohet mandatar për kryeministër

Published

on

Glauk Konjufca është propozuar mandatar të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Konjufca u propozua nga Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbështetje të këtij propozimi, Kurti tha se po ia japin edhe një mundësi  vendit që të mos shkojë në dy palë zgjedhje brenda 4 muajve. Ai shtoi se me këtë propozim me Glaukun do t’i ndryshojnë pozitat në qeveri. Glauku kryeministër kurse ai do të jetë zëvendës kryeministër i parë dhe ministër i punëve të jashtme.  

Continue Reading

Kosovë

Policia: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

Published

on

Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Policia tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Rasti, sipas njoftimit, është iniciuar në organet e drejtësisë në Kosovë.

Leposaviqi është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë.

Kjo komunë gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.

Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.

Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.

Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës – pjesa lindore e Kosovës – që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Nga sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për  balotazh

Published

on

Fushata zgjedhore për garën e balotazhit, zyrtarisht fillon nga sot, 3 nëntor, dhe do të zgjasë 6 ditë deri në hapjen e vendvotimeve më 9 nëntor.

Balotazhi do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna. Votuesit do të mund të zgjedhin kryetarin e ri të komunës në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Suharekë, Rahovec, Klinë, Dragash, Kaçanik, Viti, Obiliq, Mamushë, Junik dhe Kllokot.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Continue Reading

Trending