Connect with us

Ferizaj

Gjykata e Ferizajt i cakton Gëzim Çelës masën 30 ditë paraburgim

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gëzim Çelës, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.

Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se i arrestuari Çela është dërguar për një muaj në paraburgim, nën dyshimet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi me narkotikë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Ndryshe, dje Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim, duke dhënë detaje rreth arrestimit të Gëzim Çelës. Siç bëhet e ditur në njoftim, në momentin e arrestimit ai ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova, teksa arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU të cilët në koordinim me organet e drejtësisë, do të merren me procedura rreth rasteve kur kemi të bëjmë me arrestime të personave që janë në kërkim ndërkombëtar.

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending